Bërns: SHBA-të partner strategjik i Maqedonisë së Veriut

Picture of designer@fetishimedia.ch

11/03/2022

Ambasadorja amerikane në Shkup, Kejt Meri Bërns ka takuar sot ministrin e ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ku në fokus ka qenë bashkëpunimi midis dy vendeve, por edhe pasojat ekonomike që mund të ndodhin si pasojë e konfliktit ruso-ukrainas.

Ministri Bekteshi në këtë takim prezantoi projektet e realizuara dhe aktivitetet e planifikuara të Ministrisë së Ekonomisë në fushën e energjetikës, tregtisë, inovacionit, mbështetjes së investitorëve të huaj.

Ai po ashtu ka informuar ambasadoren amerikane për pakon e 26 masave të miratuara nga Qeveria në mbështetje të ekonomisë dhe theksoi se situata po monitorohet nga afër, veçanërisht në sferën e çmimeve të energjisë, për të cilat po zhvillohen skenarë për rezultate të mundshme.

“Ministri Bekteshi shprehu mirënjohjen e tij për Qeverinë e SHBA-së si partner kryesor strategjik, e cila vazhdimisht i jep mbështetje të konsiderueshme Qeverisë sonë në zbatimin e aktiviteteve që synojnë rritjen ekonomike dhe stabilitetin e vendit. Në takimin mes ministrit Bekteshi dhe ambasadores Bërns, u bisedua edhe për vendosshmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve me theks të veçantë në nxitjen e projekteve dhe investimeve që do të mundësojnë pavarësinë e përhershme dhe të qëndrueshme energjetike të Maqedonisë së Veriut”, theksohet në komunikatën pas takimit. Ambasadorja Bërns ka rikonfirmuar se SHBA-të janë partner strategjik i Maqedonisë së Veriut.

Dy bashkëbiseduesit u pajtuan se sfida kryesore për ekonominë e vendit për momentin është ballafaqimi me pasojat ekonomike të konfliktit ruso-ukrainas. (INA)

https://www.facebook.com/kreshnik.bekteshi.12/posts/10166360119825061

TË FUNDIT

Ibrahimi rreth Ligjit për barazi gjinore: Vendim kundër familjes shqiptare

Izet Zeqiri zgjidhet anëtar i rregullt i ASHAM-së

Kryetari i Çashkës, Shaqiri: BDI nuk ka humbur, qëndroj pas liderit Ali Ahmetit

Reagimi qesharak i nënës së Yllit për këngën me Ritën

Kiara nuk ia fal tradhtinë Luizit

City – Liverpool, derbi i madh evropian

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË