Bërnz: Janë ndërmarrë masa mbrojtëse që qytetarët ta realizojnë të drejtën e tyre të votës

0

Ambasadorja amerikane Kejt Mari Bërnz
deklaroi se nuk mund të thuhet sa do të jetë jehona e votuesve në zgjedhjet
e parakohshme parlamentare në kushte të pandemisë, por shpreson se
marrja e masave mbrojtëse nga ana e autoriteteve, si dhe ndihma e dhuruar
amerikane për sigurimin e mjeteve mbrojtëse do t’i inkurajojë qytetarët të
dalin dhe ta realizojnë të drejtën e tyre në ditën e zgjedhjeve.
“Do të duhet të shohim si do të jetë jehona e votuesve. Si të gjithë të tjerët,
jemi të inkurajuar nga masat për mbrojtje të cilat janë ndërmarrë, nga
komunikimi i shkëlqyer i cili është ndërmarrë nga ana e Qeverisë për t’i
inkurajuar votuesit që të dalin dhe ta realizojnë të drejtën e tyre demokratike
të votës dhe përzgjedhjen ta bëjnë në mënyrë të sigurt dhe në mjedis të
shëndetshëm. Shpresojmë se kjo do të jetë situatë në ditën e zgjedhjeve për
të cilat votimi tani më ka filluar sot dhe do të duhet të presim dhe të shohim.
Por, të përsëris, jemi krenarë që kemi mundur të ndihmojmë përmes
sigurimit të kësaj pajisje dhe shpresojmë se kjo do t’u ndihmojë qytetarëve
të kenë besim në këto masa shtesë”, ka thënë ambasadorja Bërnz në pyetje
të gazetarëve pas ndarjes së donacionit për Komisionin Shtetëror të
Zgjedhjeve e cila është përbërë nga mjete për dezinfektim dhe maska
mbrojtëse.