Bërthamat e hurmave të Arabisë ndihmojnë mëlçinë dhe veshkat dhe i mbrojnë ato nga toksinat

INA
INA

31/10/2023

Këto bërthama janë të dobishme edhe kundër diabetit. Ato janë të pasura me antioksidantë dhe parandalojnë dëmet e shkaktuara në ADN-në tonë, por edhe infeksionet virale. Bërthamat janë të dobishme në trajtimin e problemeve me sheqerin në gjak, diabetit dhe komplikacioneve të ngjashme. Një studim i kohëve të fundit tregon se bërthamat kanë potencial në mbrojtjen e organizmit ndaj komplikacioneve fillestare që shfaq diabeti, të cilat prekin mëlçinë dhe veshkat.

Ato janë të pasura me proanthocianidinë që mbron mëlçinë dhe veshkat nga dëme të ndryshme. Një studim tjetër ka treguar se ekstrakti i bërthamave të hurmave të Arabisë mbron veshkat dhe mëlçinë nga toksinat dhe dëmet e substancave kimike të rrezikshme. Bërthamat janë të pasura me antioksidantë, të cilët kanë aftësi shkatërrimtare ndaj radikaleve të lira. Ato e mbrojnë organizmin ndaj dëmeve të shkaktuara nga stresi oksidues.

Një studim i fundit nxorri në pah potencialin e antioksidantëve të një proteine nga bërthamat e cila mund të përdoret për të garantuar një shëndet të mirë. Një tjetër studim tregoi se bërthamat e hurmave arabike janë të mira kundër radikaleve të lira dhe mund të konsiderohen si një burim i mirë i antioksidantëve natyralë të dobishëm në përdorimet në mjekësi dhe kozmetikë. Bërthamat e hurmave arabike janë efikase kundër viruseve patogjene që sulmojnë organizmin. Ato janë të dobishme në trajtimin dhe parandalimin e shumë infeksioneve nga virozat. Studimet kanë treguar që ekstrakti i bërthamave në fjalë ka aftësinë të parandalojë shpërbërjen e qelizave si pasojë e baktereve.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

fruthi

Rumania shpall epidemi të fruthit

Karrota

Nëse vuani nga anemia, këto janë lëngjet që duhet të konsumoni

nyje

Pse dhembin këto pjesë të trupit në këtë periudhë

lodhje gjume plogeshti

Arsyet se pse flini më shumë se 8 orë

duart dridhje

Cilat janë sëmundjet autoimune?

stresi_zemra

Revolucion në kardiologji! Inteligjenca artificiale mund të parashikojë infarktet e zemrës

ko rosvera

Tabletat e njejta, në Gjermani 5 euro, në Maqedoni 15 euro

dhimbje_barku

Keni probleme me metabolizmin? Kirurgu i njohur britanez ju vjen në ndihmë

caji-600x360

Çaji më i mirë me sheqer apo pa sheqer?

INFO

NA NDIQ