BESA: Deshi të kërkoj llogari për rastin e Mijallkovit, shkarkohet kryetarja e Këshillit Gjyqësor (VIDEO)

Iliria News Agency
Iliria News Agency

26/04/2023

Lëvizja BESA reagoi sot se mënyra e shkarkimit të kryetares së Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva është skandaloze dhe kjo po ndodh me të vetmin qëllim që të shpëtojë nga burgu gjyqtarët që shpëtuan ish-shefin e shërbimit sekret, Sasho Mijallkov.

“Sot edhe një herë u vërtetuan pretendimet e Lëvizjes BESA se gjyqësori është i kapur nga partitë në pushtet BDI dhe LSDM. Në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor, kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, është shkarkuar në mënyrë arbitrare, në kundërshtim me ligjin dhe vlerat demokratike, vetëm për shkak se në rend dite ka futur një pikë për raportimin e gjyqtarëve që kanë tejkaluar rastin ndaj Mijallkovit. Sot edhe një herë u konfirmua se në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk sundon ligji, por partitë politike në pushtet BDI dhe LSDM. Sot u konfirmua edhe një herë se të gjitha vendimet gjyqësore të marra nga autoriteti më i lartë i gjyqësorit, Këshilli Gjyqësor, merren me urdhër të partive politike që janë në pushtet. Ne si Lëvizje BESA e dënojmë fuqishëm këtë dhe inkurajojmë si faktorin ndërkombëtar ashtu edhe atë civil, së bashku me faktorin politik opozitar, që të luftojnë kundër kësaj anarkie dhe arbitrariteti brenda gjyqësorit”, theksoi shefi i Departamentit të Drejtësisë pranë Lëvizjes BESA, Fatmir Sabriu. (INA)

https://www.facebook.com/watch/?v=1441765316594604

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

reuten

Reuten: Sanksionuam Kosovën, jo agresorin – duhen hapa ndaj Vuçiqit e Dodikut

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski: Do të anëtarsohem në VMRO-DPMNE nëse do të arrijnë që maqedonasit t’i përfshijnë në Kushtetutën bullgare

IMG_9497

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

IMG_9496

IPIS demanton: Nuk kemi bërë anketë që u shpërnda sot

IMG_9478

Pritja e Taravarit në Strugë në hapjen e shtabit zgjedhor (Video)

IMG_9479

Selimi: Ndihma e shpejt në Shkup për herë të parë me shef shqiptar

David-Philips

Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI me kandidatë për deputetë në njësitë 3 dhe 4, ja emrat?

Ilir-Demiri-921x614

Demiri: nuk do të ketë incizime pa radhë, terminet për rezonancë magnetike do të publikohen në “Termini im”

INFO

NA NDIQ