BESA: Gjyqësori ka humbur kredibilitetin

Lëvizja përmes një reagimi thotë se gjyqësori në Maqedoni ka humbur besimin dhe kredibilitetin.

“Për fat të keq gjyqësori ka humbur kredibilitetin deri në atë masë sa gjithçka që sillet si vendim është gjenerator kryesor i pakënaqësive.
Duke kuptuar ndjeshmërinë e rastit në fjalë dhe publicitetin gjatë këtyre viteve si dhe gjitha indikacionet se kemi të bëjmë me një rast të montuar dëshmon nevojën e menjëherëshme për reforma në gjyqësor dhe ndërtimin e një sistemi kredibil.

Urojmë që instancat më të larta gjyqësore të sjellin vendime më të drejta dhe mos të lejohet që në bu rg të vuajnë njerëz të pafajshëm ndërsa kri minelët e vërtetë të shëtiten të lirë”, thuhet në reagim. (INA)