Duket se edhe pse nuk është shumë aktive në botën e muzikës Besa Kokëdhima ka gjetur një mënyrë tjetër si të jetë pranë fansave.
Këngëtarja shumë e talentuar ka filluar që të mbrojë koleget e saj.
Në fillim i doli në mbrojtje Luanës, dhe tashmë edhe Elvana Gjatës.
ELvana u sulmua për faktin se sipas Ledina Celos ajo po këndonte me playback dhe jo live, por Besa ka shpërthyer kundër kësaj deklarate duke i bërë jehonë këndimit LIVE të Elvanës.
Besa, do s’do e ka nisur një profesion të ri, atë të avokatit mbrojtës. /albeu.com/