BESA: Ministri shqiptar, nxënësit shqiptar mësojnë vetëm për Borçen dhe Darkon (DOKUMENT)

Iliria News Agency
Iliria News Agency

28 Mars, 2023

Lëvizja BESA ka adresuar kritika ndaj ministrit të arsimit, Jeton Shaqiri.

“Në kohën kur për herë të parë ministri dhe zv.ministri i Arsimit janë shqiptar, nxënësit shqiptar mësojnë vetëm për Borçen dhe Darkon

Ofendimet në tekstet shkollore tash më janë bërë traditë në Maqedoninë e Veriut. Pasi që ministri i arsimit dhe shkencës muaj më parë lejoj që tekstet shkollore të mësohet për BDI-në, tani në librat e nxënësve për klasat e treta në “Shkencat Natyrore”, ministria e Arsimit dhe Shkencës po ua mundëson nxënësve shqiptar të mësojnë vetëm për “arsimtarin Borçe” dhe të gjithë shembujt tjerë në libër janë vetëm në emra apo mbiemra maqedonas.

Është e çuditshme se si këto tekste shkollore mësohen nga nxënësit shqiptar në kohë kur edhe ministri edhe zëvendës ministri janë nga radhët e BDI-së. Lëvizja BESA edhe njëherë ngrit shqetësimin dhe kërkon përgjegjësi nga institucionet përkatëse që të kenë kujdes se çfarë ju jepet nxënësve për të mësuar në shkolla, sepse raste të këtilla mund të ndikojnë shume negativisht në shoqëri për të nxitur marrëdheniet ndër etnike.

Ripërsërisim qëndrimin tonë se tentativa të tilla për të bërë ndarje në një shtet multi-etnike, janë totalisht të gabuara duke e ditur se Maqedonia e Veriut është në proces të anëtarësimit në BE dhe në përqafimin e vlerave evropiane”, thuhet në reagim. (INA)

https://www.facebook.com/levizjabesa.mk/posts/524485886539925

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1744

Bumçi akuza Ramës: Qëndrimet e tij dobësuan Kosovën, e izoloi me Ballkanin e Hapur

IMG_1737

Fushatë me fotomontazhe ndaj gazetarëve Buzhala, Kabashi dhe Hamidi, reagon AGK

IMG_1736

Guxo: Mbështesim qëndrimin e institucioneve të Kosovës, kryetarët e komunave duhet të punojnë nga zyrat!

Ramush-Haradinaj-5

Haradinaj: Kurti paraqet rrezik për vendin, të largohet menjëherë nga Qeveria

policia-maqedonise-598x330

Aksident në rrugën Tetovë-Shkup, lëndohen pesë persona

Kurti-Bruksel

Kurti: SHBA, partner kyç pavarësisht dallimeve në qasje

tome-gashi

Gashi: Njëri nga arrestuarit në Veri është gjeneral serb…

IMG_1732

Kryeministri Kurti sot duhet mbështetur më shumë se asnjëherë!

Aksidenti-600x360

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë – Ohër, një i vdekur dhe disa të lënduar

INFO

NA NDIQ