BESA në kërkim të ministrit të Kulturës, ja nga cila zonë do të jetë?!

0

Lëvizja BESA e Afrim Gashit do të jetë pjesë e qeverisë reformatore të Zaev, e cila dje edhe publikisht deklaroi se kjo parti do të udhëheq me Ministrinë e Kulturës. Pas paraqitjes publike, që dje u realizua nga Lëvizja BESA, kryetari i BESËS Afrim Gashi para opinionit publik deklaroi se partia që drejton ai do të udhëheq me Ministrinë e Kulturës duke mos dhënë asnjë informacion shtesë se kush mund t’i prijë me këtë dikaster.
Zërat brenda organeve partiake të BESËS, të cilat dëshirojnë të mbeten anonime thonë se ministri i BESËS do të jetë ndryshe nga të tjerët. Sipas tyre, ministri i BESËS pritet të jetë personalitet i famshëm, i cili gëzon autoritet në opinion, me përgatitje të mirë profesionale dhe intelektuale, kuadër cilësor që do të dëshmojë profesionalizëm dhe aftësi menaxhuese me dikasterin e Kulturës.
Lëvizja BESA, në krye me Afrim Gashin, janë të bindur se kuadri i tyre për ministër do të jetë ndryshe nga të tjerët, me çka ata do të dallohen edhe profesionalisht, intelektualisht dhe moralisht. Deri tani nuk kemi asnjë informacion konkret se kush mund të jetë ministri i BESËS në qeverinë reformatore, por sipas asaj që flitet brenda organeve partiake, ministri i BESËS mund të jetë nga Tetova ose Gostivari.

thashetheme e huazuar nga portali Besabesë…

Komentet

komentet