Daut Memishi nga Sllatina e Tearcës do të jetë Drejtor i Departamentit të mjedisit dhe planifikimit hapësinor pranë Lëvizjes BESA. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të kësaj partie.
Kush është Daut Memishi?
Shkolla e mesme e mjekësisë “Nikolla Shtejn” Tetovë. Ka diplomuar për administrim biznesi. Nga viti 2014 aktiv në politikë në Lëvizjen BESA që nga themelimi i saj, udhëheqës i degës së Tearces për një mandat.
Pjesmarrës në shumë seminare një nga ata në vitin 2018 në “Akademinë Politike”, e organizuar nga qendra “Fluent” e akredituar nga ministria e Arsimit.
Kandidat për kryetar komune në komunën e Tearcës në vitin 2021 nga radhët e Lëvizjes BESA. Njohes i gjuhës Maqedone dhe Angleze në nivel të avansuar. Aktualisht zv. Drejtor në ndërmarrjen publike komunale “Tetova-Tetovë”. (INA)