Lëvizja BESA: Grubi, ASH dhe Qeveria mos derdhin lot krokodili, por të japin logari për zhvillimet e fundit dhe pasuritë e fshehura!

ina-online
ina-online

23/07/2023

Lëvizja BESA përmes një komunikate theksoi se Artan Grubi, ASH dhe Qeveria mos derdhin lot krokodili, por të japin logari për zhvillimet e fundit dhe pasuritë e fshehura!

Ja reagimi i plotë:

Artan Grubi nuk duhet të derdhë lot krokodili por duhet të dalë në konferencë për media dhe tu përgjigjet tre pyetjeve:
A është i përfshirë ai në krime dhe a bashkëpunon me strukturat kriminele nëntokësore të RMV-së të cilat tani po përpiqen të pastrojnë “hesape me të”? Sepse këtë dyshim e ngjallin reagimet e sinkronizuara dhe të menjëhershme të funksionarëve të BDI-së, ASH-së, dhe LSDM-së në Qeveri.

Ose e dogji vetë me qëllim veturën e tij personale për ta devijuar vëmendjen e opinionit nga informacionet që po dalin për çdo ditë dhe nxjerrin në pah dyshimet për përfshirje në krimi, korrupsion të liderit të BDI-së Ali Ahmeti dhe funksionarët e tjerë të BDI-së, si dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga ana e tij të cilën e dëshmoi edhe vetë zëvendëskryeministrja Gërkovska.

Dhe e treta, fakti që veturën e tij luksoze e ka regjistruar në emër të tjetër kujt, Artan Grubi duhet të japë llogari edhe sa prona të tjera të tij i ka të fshehura në emër të tjetërkujt, të familjarëve të tij dhe njerëzve tjerë të besueshëm. Nëse Grubi nuk e bënë këtë, u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse si Komisionit për Anti Korrupsion dhe Prokurorisë publike që të fillojnë hetimet për Artan Grubin në bazë të kompetencave të tyre.

Ne si Lëvizje BESA nuk besojmë se kjo ngjarje të ndodh rastësisht, vetëm disa orë pas daljes në media të nënkryetarit të Lëvizjes BESA, Fatmir Limani ku shpalosi informata të rela lidhur me dyshimet për krim dhe korrupsion të liderit dhe familjes së Ali Ahmetit si dhe informatave të reja që vazhdimisht i shpalosin mediat. Për ata që 20 vite në pushtet po e rrjepin popullin, nuk kushton asgjë djegia e një veture për të devijuar vëmendjen nga problemet reale të qytetarëve.

Po ashtu edhe ASH dhe funksionarët e saj, duhet të dalin para qytetarëve dhe të japin llogari pse heshtën për të gjithë dyshimet për krim që dalin për BDI-në dhe liderin e saj dhe u “bënë të gjallë” kur duhej të mbrohet Artan Grubi.

I bëjmë thirrje udhëheqësve të ASH-së të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe mbështetësve të tyre dhe jo të Artan Grubit.
Dhe për fund, shpresojmë që Artan Grubi, me ndihmën e ASH-së, në vend që të luajnë rolin e viktimës, të dalin në opinion dhe ti sqarojë arsyet për djegien e veturës!(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kercove

Digjet një shtëpi në Kërçovë, humb jetën një 79-vjeçar

shkolla-nxenes-780x439-1

Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë në Çashkë të Velesit, filloristët ndjekin mësimin në shqip

stoilkovski

Stoilkovski lë në pikëpyetje pjesëmarjen e VMRO në Qeverinë teknike

Xheladin-Murati-780x470-1-696x419

Murati me kritika të ashpra për politizimin e arsimit

kkk

Spitali Klinik i Tetovës pranon donacion mbi 1 milion euro nga kompania Ecolog (VIDEO)

pazar-treg-shkup-1

Masat anti-krizë, masa populiste për vota në zgjedhje

xhelo

Murati me kritika të ashpra për politizimin e arsimit

vmro

VMRO: Me Talatin kryeministër, bëhet “BDI-zimi” i Maqedonisë

Krenar Lloga

Lloga: Presim që Palevski të ekstradohet sa më shpejtë! 

INFO

NA NDIQ