Besari nga Haraçina, shiti tokën për të ndërtuar shtëpi, mbeti edhe pa shtëpi edhe pa para (VIDEO)

Besar Sadiku nga Haraçina e Shkupit e shiti tokën për të ndërtuar shtëpi, por hajnat i vodhën paratë e tokës së shitur dhe mbeti pa shtëpi dhe pa para. Ai kërkon nga institucionet që të zbardhin rastin.

“Në vitin 2017 e shitem token, i morëm paratë nga banka për të paguar një vend këtu në Haraçinë ku edhe jetojmë, ora 5:30 katër persona të maskuar, me pistoleta hynë në shtëpi na i morën paratë dhe u larguan, motrës sime dhe djalit mixhës me pistoleta mbi kokë u kanë ndenjtë, lajmëruam rastin në polici, erdhën nga krim teknika dhe deri tani nuk ka asgjë nga policia”, deklaroi për Klan Maqedoni, Besar Sadiku.

“Automjetin e kanë gjetur menjëherë në mëngjes atë ditë, që 5 vite nuk ka asgjë, kemi qenë tek ministri Oliver Spasovski, të njëjtën na e tha edhe Oliver Spasovski, që të shohim ku ka ngelë rasti dhe do tu thirri, 4 vite presim por deri tani nuk ka asnjë përgjigje, kam tentuar që ta takoj përsëri Oliver Spasovskin por sigurimi nuk na lejon na thuan ju nuk u pranon ministri, ne më nuk e dimë se ku të shkojmë”, tha Sadiku.

Nga vjedhja e 94 mijë eurove në orën 5 të mëngjesit, përveç stresit dhe tronditjes së shkaktuar, siç thotë Besari, nuk ka më as shpresë që me 20 mijë denarët që merr të ndërtojë shtëpinë e tij. Për më tepër ndiq kronikën e Klan Maqedoni.