Demant nga ish drejtoresha e Toksikologjisë në Klinikën e Shkupit, Besija Ilazi:
Pretendimet e paraqitura në Кallëzimin Penal dhe akuzat ndaj meje, përkatësisht keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar, me të cilin akuzohem se e kam dëmtuar buxhetin e Klinikës së Toksikologjisë për 659.782 denarë, janë bërë nga Minsitria e Punëve të Brendshme në Prokurori, të cilat për mua janë të pabaza.
E gjitha kjo bëhet me një tendencë për ti larguar shqiptarët nga puna dhe më pas për tu arsyetuar kinse ka pasur parregullsi gjatë punësimeve, gjë që aspak nuk është e vërtetë.
Unë jam emëruar ushtrues detyre, Drejtoreshë Organizative në Klinikën Universitare për Toksikologji më 14 Shkurt 2024.
Që nga dita kur kam marrë detyrën e Drejtorit Organizativ dhe kam filluar punën time, jam përpjekur ta kryejë atë me ndërgjegje dhe profesionalizëm.
Përkatësisht, pasi u angazhova me punë dhe u njoftova me stafin në Klinikën e Toksikologjisë, aty gjeta 18 persona të cilët punonin në vendet e tyre të punës pa kontrata dhe nuk ishin në listën e pagesës për rroga.
Akuzat dhe të gjitha ankesat, se kam nisur një procedurë të re punësimi dhe i kam punësuar këta persona, janë të pabaza, për shkak se unë i kam gjetur ata punonjës në vendet e tyre të punës dhe për këtë si dëshmi egzistojnë edhe kontratat në vepër me Klinikën e Toksikologjisë disa vite me rradhë, për të cilët ka fakte dhe dëshmi të dokumentuara në arhivin e klinikës për të njejtët persona që po flasim.
Dua të sqaroj, se nuk kam kryer asnjë veprim të kundërligjshëm, pra nuk kam shkelur ligjin dhe në asnjë rast nuk kam përfituar përfitime materiale, duke marrë parasysh se me mjetet e paguara, kemi
paguar vetëm punëtorët që kanë punuar me ndershmëri në punën e tyre, në vlerë sa është miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, gjegjësisht në vlerë të një page mesatare në shëndetësi.
Mendoj se kjo nuk mund të trajtohet si përfitim personal, as përfitim për personat në fjalë.
Pyetja duhet të jetë se si është e mundur që drejtori medicinal Danil Petrovski, i cili nga data 01.01.2024 deri më 28.03.2024, i mbante këta punëtorë në vendet e tyre të punës pa asnjë kontratë, gjithashtu i angazhoi me punë dhe kujdestari dhe nuk u pagoi asnjë denarë.
Ai është fajtori kryesor që e ka shkaktuar këtë vepër dhe jo unë që e kam gjetur atë gjendje ashtu dhe jam munduar ti ndihmoj ata njerëz dhe për të gjetur zgjidhjen më të mirë, si për ata ashtu edhe për klinikën.
Me shkarkimin tim, më 24.06.2024 dhe me ardhjen e drejtorit të ri, largohen nga puna 17 shqiptarët dhe vazhdohet të mbahet në punë vetëm 1 maqedonase që ka qenë në pako me këta tjerët, e cila për çudi nuk është larguar nga puna: Julijana Stojanoska.
Për kontratat në fjalë janë ndjekur të gjitha procedurat në ministritë përkatëse dhe pasi është marrë pëlqimi nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Financave janë firmosur kontratat në mënyrë ligjore.