Besimi: Buxhetin e vitit 2021 e bëmë me planifikim afatmesëm

Ministri i Financave, Fatmir Besimi mbrëmë në Top Tema në TV Telma ka sqaruar buxhetin e këtij viti, stabilizimin e borxhit publik dhe rimëkëmbjen ekonomike.

Besimi theksoi se mjetet e siguruara nga ky euroobligacion do të rifinancojnë euroobligacionin nga viti 2014, që kishte normë interesi prej 3.975% dhe se bazuar në normën e ulët të interesit të euroobligacionit të ri, do të kursehen 82.25 milionë euro.

Ministri i Financave vuri në dukje se rritja e deficitit buxhetor dhe borxhit publik, në kohë krize krize, është një realitet për pothuajse të gjitha ekonomitë botërore, përfshirë edhe vendin tone. Ai tha se ekonomi të tilla si Spanja, Italia dhe Greqia ngritën borxhin me më shumë se 20 pikë përqindje vitin e kaluar. Besimi thotë se tani politikat pas krizës do të kenë rëndësi të madhe në drejtim të stabilizimit dhe ringjalljes së ekonomisë, përfshirë këtu edhe stabilizimin e borxhit publik.