Besimi: Në qershor do të emetohet obligacioni i parë civil

INA
INA

15 Maj, 2023

Në qershor do të emetohet obligacioni i parë civil me afat maturimi prej dy vitesh, ndërsa shteti do t’i përdorë paratë për projekte kapitale. Në këtë obligacion qytetarët do të mund të investojnë kursimet e tyre dhe interesi që do të marrin do të jetë më i lartë se interesi bankar, ka paralajmëruar ministri i financave, Fatmir Besimi. Ai nuk tha saktësisht se sa do të jetë interesi, por theksoi se do të jetë në mes të kamatës së depozitave bankare dhe eurobondit. Ministri mori si shembull Kroacinë, e cila ka emetuar një obligacion civil me kamatë prej 3.5 për qind.

“Ne vlerësuam se qershori është një periudhë e përshtatshme për emetimin e një obligacioni të tillë. Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen se vlera e parave nën jastëk, sidomos në kohë inflacioni, ulet. Tani kemi pasur inflacion të lartë dhe qytetarët lehtësisht mund ta kuptojnë se është më mirë që paratë e tyre t’i investojnë, në vend që t’i ruajnë.”, theksoi Besimi në brifingun me gazetarë.

Ai shpjegoi se investimi në obligacione civile është një mundësi e mirë për të investuar paratë në kesh, por theksoi se kjo do të jetë në përputhje me Ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit.

“Qytetarët do të kenë mundësi të investojnë një pjesë të kursimeve të tyre në obligacione civile. Ata do të marrin një interes më të lartë se në një bankë dhe nëse u duhen para, mund t’i shesin obligacionet në tregun sekondar, përkatësisht në bursë. Në të njëjtën kohë, qytetarët duke investuar në obligacione civile financojnë zhvillimin e vendit.”, tha Besimi.

Një obligacion civil do të ketë vlerë nominale prej 10.000 denarë, që është praktikisht shuma më e vogël që mund të investohet. Ai bëri të ditur se për këtë vit është planifikuar në këtë mënyrë të mblidhen 50 milionë euro nga qytetarët. Obligacionet civile ishin planifikuar që para dy vitesh, por vonesa u imponua për shkak të inflacionit, tha ministri, Besimi. Paralajmëroi se veç obligacionit civil, në të ardhmen do të kemi edhe obligacionin e gjelbër për financimin e projekteve “të gjelbra”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Gjykata_1-768x463-1-750x430-1

Ohër, shtyhet për më 12 korrik gjyqi për rrahjen e Pendikovit

mesic

“Rruga drejtë BE-së po zgjatet pa nevojë”, Mesiq: Maqedonia është dashur të jetë anëtare shumë kohë më parë

ora-rryma-evn-struja

Nga korriku, energjia elektrike 13% më e shtrenjtë

mickoski-kovacevski

Kovaçevspi: Me Mickoskin do të bisedojmë për marrjen e mbështetjes nga VMRO-DPMNE për eurointegrimet

gjermania-780x470

Gjermania mbyll 4 nga 5 konsullatat ruse në vend

rusia

Sërish sulm me dron – goditet një rafineri tjetër e naftës në Rusi

Kristofer-Hill

Hill: Prishtina do t’i bartë pasojat sepse nuk i dëgjoi këshillat e SHBA-së

tetova

Tetovarët adhurues të targave të veçanta/ Paguajnë 73 mijë denarë që në vend të numrave të vendosin emrin

policia-714x420

Karikator arme në tualetin e shkollës në Hasanbeg!

INFO

NA NDIQ