Besimi për rritjen e çmimit të derivateve të naftës: Akcizat nuk janë vendosur për të mbushur buxhetin

Ministri i Financave, Fatmir Besimi gjatë konferencës së sotme u pyet edhe lidhur me rritjen e akcizave për derivatet e naftës. Partia opozitare VMRO-DPMNE dje akuzoi se kjo rritje është bërë për të mbushur buxhetin shtetëror.

Ai tha se rritja e akcizës së naftës nuk vjen si pasojë e reformave tatimore.

“Ne nuk i kemi vendosur në kontekst të asaj që deri më tash e kemi thënë, respektivisht në pakon të reformave në tatim për mbushjen e buxhetit, por realizimin. Unë përmenda që realizimi i buxhetit nuk bazohet vetëm tek akcizat, stoqet e akcizave, por në përgjithësi nga të gjitha të ardhurat”, deklaroi Besimi. /Shenja