Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, pandemia ndryshon ritet e festës (VIDEO)

0

Kjo ditë është e shënuar për të gjithë besimtarët myslimanë, pasi festojnë Kurban Bajramin.

Besimtarët në vendin tone e kanë nisur këtë ditë me faljen e namazit nëpër xhami, ndonëse të diktuar nga një protokoll i veçanta për shkak të pandemisë së Covid-19. Ata kanë falur namazin brenda në xhami dhe në sheshet pranë tyre, ndërkohë që të shumtë kanë qenë ata që kanë respektuar distancën si dhe duke vendosur maskë.

Drejtpërdrejt nga ceremonia e faljes në xhaminë e Kokonozit (Pazari i Ri), TiranëKomuniteti Mysliman i Shqipërisë ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Kurban Bajramin!

Gepostet von Komuniteti Mysliman i Shqipërisë am Donnerstag, 30. Juli 2020

Ky i rit është ndjekur dhe në vende të ndryshme të botës. Ceremonia qëndore e Kurban Bajramit, ku i pranishëm ishte dhe kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, u zhvillua në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë, ndërkohë që falja e Namazit ishte në 06:30, ndërsa
Hytbeja e Kurbanit në 06:35.

RREGULAT QË IU JANË KËRKUAR BESIMTARËVE QË TË RESPEKTOHEN
• Marrja e abdesit të kryhet në shtëpi.
• Të mbahet maska nga çdo besimtar.
• Çdo besimtar duhet të ketë me vete sexhade personale.
• Mbajtja e distancës fizike gjatë faljes.
• Ndalohet përdorimi i abdesthaneve dhe tualeteve.
• Personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami.
• Hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup.
• Të shfrytëzohen materialet dezinfektuese në hyrje të cdo xhamie.
(BalkanWeb)