Besimtarët krishterë ortodoksë në mbarë botën sot festojnë Buzmin, e cila kremtohet një ditë para festës së Krishtlindjes.
Me këtë rast, besimtarët në Maqedoninë e Veriut tradicionalisht festën e Buzmit e kremtojnë duke u tubuar në tempujt e Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM).
Edhe pse ka shumë tradita, rregulli i përgjithshëm është se festa e Buzmit dhe Krishtlindjet janë festë familjare dhe festohen në gjirin familjar. Besimtarët e festojnë këtë festë duke i uruar njëri-tjetrit paqe, lumturi, shëndet dhe prosperitet.
Familjet ortodokse në mbrëmjen e kësaj feste mblidhen në darkë dhe sipas traditës këtë natë nuk shkohet në gosti. Përgatitet tryezë e pasur kremte dhe gatuhet kulaç, ndërsa në disa vende bëhen lakrorë në të cilat futet monedhë. Besohet se ai tek i cili do të bie monedha do ta ndjekë fati gjatë tërë vitit. Gjithashtu natën e festës së Buzmit në zjarr vendoset një degë buzmi, e cila llogaritet si dru i shëndetshëm, që të jenë me shëndet e gjithë familja.
Експертите истакнуваат: Нанесете го овој гел и болката ќе исчезне веднаш. Тајната е во…
Shumica e kishave ortodokse në mbarë botën shfrytëzojnë kalendarin Julian, të themeluar nën sundimin e Julius Caesar 45 p.e.s. dhe nuk e kanë pranuar kalendarin Gregorian i cili u themelua në vitin 1582 nga Papa romak Gregori. Dallimi në mes të dy kalendarëve është 13 ditë, prandaj besimtarët ortodoks festojnë Krishtlindjet më 7 janar, dhe jo më 25 dhjetor.