Besir Alili: Ëndrra ime është të fitoj medalje olimpike!

0

“Zoti më ndihmoj shumë të kthem në lojë dhe të fitoj në finale. Kisha besim se do të fitoj dhe ua dola. Tani qëllimi im është të marrë pjesë në Lojërat Olimpike dhe të fitoj medalje”, deklaroi Alili para një numri të madh të masës së tubuar në sheshin Skënderbeu në Shkup.

Alili gjatë fundjavës u shpall kampion europian në mundje për kadet, stil i lirë, bë kategorinë deri më 48 kg në Faenza të Italisë. Ai në finale mposhti armenin Hohvanisjan me rezultat 7-6.