Besnik Kelmendi: Pse shqiptarët në Gjermani duhet të votojnë

Këtë të diel në Republikën Nordrhein-Westfalen në Gjermani do të mbahen zgjedhjet. Politikani shqiptar Besnik Kelmendi ka ftuar nëpërmjet një postimi në facebook edhe komunitetin shqiptar që të marrin pjesë në procesin e votimit.

“Edhe pak ditë dhe orë kanë mbetur nga zgjedhjet 15 Maj 2022 në Republikën Nordrhein-Westfalen, ndaj si pjesë e komunitetit Shqiptarë do të doja nga ana juaj mbështetjen tuaj maksimale për kandidatin tonë të CDU-së z. Hendrik Wüst, për mandatin e tij të dytë si Kryeministër i Landit NRW”, thuhet në postim

Sondazhet në këto zgjedhje tregojnë se rezultati do të jetë i ngushtë mes partisë CDU dhe partisë SPD dhe për të dal nga kjo situatë mbështetja e komuniteti Shqiptare është e domosdoshme.

Kelmendi gjithashtu shkruan se kandidati i CDU ka nevoje për mbështetjen dhe votën e shqiptarëve jo vetëm për ti siguruar atij një mandat të dytë por për të çuar drejt finalizimit projektet që ai ka për komunitetin shqiptar, pasi në këtë land janë afro 50.000 mijë shtetas shqiptar me të drejtë vote çka e bën ketë mbështetje ndaj tij më të fortë dhe me të sigurtë drejt fitores./Diasporashqiptare.al