Besoni ose jo, “kingu” kërçovar i tallavasë bëhet me aeroplan privat (FOTO)

0

Ai bën atmosferë ngado që shkel, e kjo tashmë dihet me që është ndër këngëtarët më të kërkuar të muzikës popullore, shkruan Kosovarja. Në rrjetet sociale është tejet i ndjekur nga një numër i madh adhuruesish dhe jo vetëm për karrierë, vëmendjen e merr edhe jeta e tij private e cila përcillet në çdo hap.

Më i kërkuari i ahengjeve dhe dasmave që ndezë publikun me këngët e tij, ka publikuar një imazh ku shihet gjatë një fluturimi, e që një komentues e uron duke i thënë “urime aeroplani”.

Duket se Duli ka arritur të bëhet edhe me aeroplan privat e që imazhi i tij po vazhdon të komentohet dhe pëlqehet tej mase./Kosovarja/