Betimi solemn – më shumë i obligon sesa i privilegjon politikanët!

Nga Ejup BERISHA

Para disa ditësh Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden e bëri betimin solemn para dhomës së përfaqësuesve të kombit amerikan apo më konkretisht në Kongres. Ai sigurisht se gjatë asaj ngjarje e dha premtimin para opinionit apo më konkretisht para qytetarëve amerikan se në cilësinë e Presidentit të vendit gjatë mandatit katër vjeçar do të angazhohet dhe do të punoj në përputhje me kushtetutën dhe ligjet amerikane dhe duke e respektuar dhe zbatuar traditën amerikane. I Njëjti më tej ka thënë se do të përpiqet për realizimin e të mirës së përgjithshme dhe se do të punoj në interes të zhvillimit dhe përparimit të vendit të tij brenda dhe në raportet politike ndërkombëtare apo se angazhimi i tij do të jetë në çdo aspekt të jetës shoqërore.

Vlen të thuhet se Presidenti amerikan Biden gjatë betimit solemn dorën e kishte vënë në një libër për të cilin disa komentues thonin se ishte Kushtetuta e Amerikës e disa të tjerë se ai libër është Bibla. Pavarësisht se në cilin prej librave e vënë dorën Presidentët Amerikan gjatë dhënies së betimit solemn nga ana e tyre Amerika si shtet gjithmonë ecë përpara në çdo sferë të jetës politike,diplomatike dhe shoqërore.

Për dallim prej politikanëve amerikanë të cilët betohen duke e vënë njërën dorë mbi librin fetar siç është Bibla apo dhe Kushtetuta e SHBA-ve, politikanët shqiptarë në Ballkan për dallim prej atyre amerikan betimin e bëjnë me duar të futura në xhepa. Këta pra nuk e vënë dorën në asnjë libër të shenjtë as në Bibël, as në Ungjill e as në Kuran por duart gjat aktit të betimit i kanë nëpër xhepa apo dhe jashta tyre. Bërja e betimit me dorën e vënë në një libër të shenjtë apo dhe në Kushtetutën e vendit besoj se bëhet për ta përkujtuar politikanin e zgjedhur gjatë tërë mandatit të tij se duhet të jetë më i kujdeshëm, më i vemendshëm, më i përkushtuar, më i sinqertë dhe më i gatshëm që të merret me realizimin e premtimeve të tij të dhëna gjatë fushatës zgjedhore.

Nëse e keni parasyshë faktin që politikanët e disa shteteve të zhvilluara gjatë dhënies së betimit të tyre këtë e bëjnë duke e vendosur dorën në ndonjë libër fetar apo mbi ndonjë akt më të lartë juridik të vendit të tyre kjo pra ata si liron nga obligimet dhe detyrimet por ata i detyron dhe obligon akoma më tepër që të jenë më të realt më të sinqertë dhe më të angazhuar në realizimin e premtimeve të dhëna para qytetarëve të shteteve të tyre. Themë para qytetarëve e jo para zgjedhësve të tyre pasiqë politikanët e zgjedhur në shtetet e mirfillta pas marrjes së posteve të tyre të njëjtët nga dita e parë atje punojnë për realizimin e të mirës më të përgjithshme në shtet për të gjithë.

Për dallim prej politikanëve shqiptarë, të cilët kur i marrin mandatet e tyre punojnë vetëmse për realizimin e interesave personale apo dhe të intersit të grupit të ngushtë që i mbështet ata. Pra është mirë të mendohet që gjatë dhënies së betimit solemn që edhe politikanët shqiptarë ta vënë dorën në njërin nga tre librat fetar varësisht se cilit besim fetar i takojnë të njëjtët dhe të njëjtët të zotohen se do të punojnë me më shumë sinqeritet me ndershmëri të plotë dhe me më tepër përkushtim në realizimin e interesit më të përgjithshëm jo vetëm shtetëtor por edhe kombëtar.

Kjo për faktin se në këtë jetë nuk jetojnë vetëm ata si individ porse jetojnë edhe më shumë njerëz të tjerë të cilët presin punë dhe të mira nga angazhimi i politikanëve të zgjedhur e jo këta të angazhohen në aspektin vetanak siç e kanë bërë praktikë të gjithë politikanët shqiptarë. Një politikan që e bënë betimin me dorën e vënë mbi ndonjë libër të shenjtë duhet ta ketë parasyshë se Perendia sygjeron se duhet që të gjithë njerëzit të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe se nuk duhet të ketë anashkalime dhe përjashtime të asnjërit prej njerëzve nga ana e tij. Politikanët shqiptarë një fakt duhet ta kenë parasysh se angazhimi i tyre në aspektin më të përgjithsëm në politikë nuk i dëmton ata por mund ti madhëroj të njëjtët flas për madhërim në plan më afatgjatë për dallim të bindjeve të tyre se janë të mëdhej por që në fakt të njëjtët janë të tillë vetëm gjatë kohës sa janë në pushtet apo dhe të angazhuar në poste të caktuara politike.

Dhe nëse politikanëve shqiptarë ju vie vështirë që gjatë dhënies së betimit solemn dorën ta vënë mbi një libër të shenjtë apo dhe mbi kushtetutë, atëherë ju sygjeroj atyre që gjat betimit solemn të njëjtët le ta vënë gishtin në kokë sepse vënia e gishtit aty njeriun e bën që të kujtohet dhe të përkujtohet se çfarë ka thënë, çfar ka premtuar, se çfar dhe sa ka realizuar apo dhe se çfarë ka mbetur pa realizuar nga ana e tij. Është mirë që këta dorën mos ta vënë as para as pas trupit të tyre por gishtin le ta vënë direkt në kokë sepse po u vu aty i njëjti vetëm aty ka funkcion përkujtues.