Sot në Kuvendin e Kosovës e cila është duke u mbajtur seanca konstituive për herën e tretë është votuar edhe raporti për verifikimin e mandateve të legjislaturës së nëntë, shkruan Gazeta Infokus.
Në këtë seancë 120 deputetët e rijnë dhanë betimin e tyre në Kuvend për të filluar mandatin e tyre katërvjecar.
Pas këtij betimi solemn, pika tjetër e rendit të ditës është Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, ku Lëvizja Vetëvendosje si partia e parë fituese do të e propozojë kandidatin për kryetar të kuvendit.
Në përputhje me Kushtetutën, Presidentja Vjosa Osmani do t’i ngarkojë Lëvizjes Vetëvendosje formimin e qeverisë, e cila duhet të marrë 61 vota në Kuvend për të kaluar.