Bexheti: ASH vendimet i merr në mënyrë autonome, pa u ndikuar nga tjerët

0

Kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski dje paralajmëroi organizimin e protestave të mëdha e masive kundër pushtetit, si dhe mundësinë e bllokimit të institucioneve me protesta masive. Të njëjtën kohë më parë e paralajmëroi edhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në një intervistë ekskluzive për Agjencinë e lajmeve Zhurnal deklaroi se do të organizojnë protesta para qeverisë për shkak se qytetarët janë të dëshpëruar.

Zhurnal ka kontaktuar zëdhënësin e Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexhetin duke e pyetur, nëse VMRO dhe Lëvizja Besa organizojnë protesta kundër pushtetit aktual, a do t’i bashkangjitet edhe Aleanca për Shqiptarët, Bexheti thotë se protestat mund të vijnë në shprehje vetëm nga aktivistë të tyre, shqiptarët në përgjithësi, dhe organizatat e pavarura jo-qeveritare, që e duan që ky pushtet të ik sa më parë, pa u ndikuar nga subjekte tjera politike.

“Aleanca çdo vendim të saj qoftë edhe për protesta do ta vendos në formë autonome, pa u ndikuar nga subjekte tjera politike, ndikimi mund të vijë në shprehje vetëm nga aktivistët tanë, shqiptarët në përgjithësi, por edhe aktivistët dhe organizatat e pavarura jo-qeveritare , qe e duan që ky pushtet të ik sa më parë. Protestat zakonisht janë shprehje pakënaqësive ndaj pushtetit dhe nuk i shohim si shprehje për krijim të koalicioneve të ardhshme Kemi protestuar bashkë me parti tjera opozitare shqiptare, edhe do të protestojmë sërish në interes të ndryshimit. Protestat që dikur i organizonte LSDM apo Revolucioni Laraman ku dhe morën pjesë shume shqiptar, dhe parti politike shqiptare, të cilët më pas nga veprimet e kësaj qeveria janë zhgënjyer thellë, dhe sigurisht qe kanë të drejtë të mos përkrahin protestë muktietnike, te ngjashme me atë të Revolucionit Laraman, sepse nuk mund të keqpërdorën më për interes të subjekteve politike maqedonase, sepse sot skemi drejtësi, jetë për të gjithë nuk ka por vetëm për zyrtarët e pushtetit, dhe sot kemi burgje shqiptar të pafajshëm si rezultat i proceseve te montuara politike, sot kemi ekonomi të rrënuar, sot, ish zyrtar te VMRO janë të lirë ose në ikje, sot zyrtar të BDI të dyshuar nga Drejtësia janë poashtu të lirë madje i gëzojnë privilegjet e pushtetit.”, theksoi për Zhurnal zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët Flakron Bexheti./Zhurnal.mk