Bexheti e quan mjerim vizitën e Mësuesit dhe Grubit në Poliklinikën e Sarajit

Picture of INA
INA

21/05/2023

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, e ka quajtur të mjeruar promovimin e Poliklinikës së Sarajit nga ana e Mësuesit dhe Grubit.

“MJERIM!!!

Është vërtet dëshpëruese të shohësh dikë që promovon me entuziazëm një projekt pa ofruar asnjë kontribut për të.

Poliklinika në Saraj ishte nevojë e kahmotshme e banorëve të Komunës së Sarajit, ndërsa në zgjedhjet lokale të vitit 2017 por edhe ato të 2021, Poliklinika ishte një nga premtimet tona kryesore dhe projekt me prioritet në programin tim parazgjedhorë, projekt të cilin sot këta që po e promovojnë, e që dikur e sabotonin duke kundërshtuar kandidaturën time.

Pas zgjedhjes time si kryetar komune bashkë me administratën komunale jemi përkushtuar që projekti i Poliklinikës të vitalizohet dhe në bashkëpunim me të gjitha institucionet kemi punuar intenzivisht për të kryer fazën më të rëndësishme, që përfundimisht pas të gjitha vonesave dhe ngecjeve, të fillojnë punimet konkrete ndërtuese dhe ky projekt të bëhet realitet.

Ndërsa sot, promovimi i Poliklinikës nga njerëz pa përfshirje thelbësore në të, vërtet duket si turizëm politik, krijon një far kamuflim përparimi, por nuk mund ta maskon mungesën e përpjekjes dhe përkushtimit të vërtetë”, ka shkruar Bexheti. (INA)

TË FUNDIT

Pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Siljanovska Davkova telefonon Zelenskyn: Mbështesim përpjekjet për përfundimin e luftës

“Fuqia Ushtarake në Botë: Ku qëndron Maqedonia e Veriut?”

Osmani, Mickoskit: Duhet të dëgjosh mesazhet e Costas dhe aleatëve të tjerë, nuk ka plan B

“Nuk ka rrugë të shkurtër për ju”, Kallas kritika Vuçiç: Nuk kishe pse shkoje te Putin

Kallas thotë se BE ka nisur t’i heq masat ndaj Kosovës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË