Bexheti kundër Zaevit: Ja çfarë presioni më bënte?!

0

Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti ka theksuar sot se kryeministri Zoran Zaev i ka bërë presione që të ndikojë tek anëtarët e Këshillit Gjyqësor Republikan për të ndërruar një kryetar të një gjykate.

Ai në një konference të organizuar në komunën e Sarajit theksoi se kryeministri Zaev e ka telefonuar më 17 korrik ku ka kërkuar që përmes tij të ndërrojë kryetarin e një gjykate dhe kjo të kryhet deri në shtator.
Bexheti këto komente i bëri pas që Komisioni Antikorrupsion ka paralajmëruar padi penale ndaj tij për shkak të ndërtimeve në Matkë.
Ai tha se procedura e hapur nga ky komision është bërë për shkak të refuzimit të kërkesës së Zaevit.
“Për mua ky komision është i korruptuar. E sigurt është se procedura është ngritur për shkak se kam refuzuar ti them anëtarëve se si do të votojnë”, theksoi Bexheti.
Ai paralajmëroi se do të ngrejë kallëzim penal ndaj kryetares dhe anëtarëve të këtij komisioni. I pyetur se përse këto presione nuk i ka denoncuar në MPB ose Prokurori, ai tha se për shkak se ka qenë në pushime. (INA)