Bexheti nga ASH: Stadiumi i Tetovës të mos keqpërdoret për qëllime parazgjedhore, kërkojmë transparencë dhe procedurë të rregullt

Picture of ina-online
ina-online

25/11/2023

Kryetari i degës së Ash-së në Tetovë në një konferencë për media theksoi stadiumi i Tetovës të mos keqpërdoret për qëllime parazgjedhore.

Ai tha se si ASH kërkojnë transparencë dhe procedurë të rregullt.

“Qytetarët e Tetovës dhe rrethinës, sportëdashësit, tifozët dhe klubet futbolistike për një kohë të gjatë janë në pritje të një stadiumi të ri apo të renovuar sipas standardeve të duhura. Fillimisht, Aleanca për Shqiptarët-Tetovë do të përkrahë çdo nismë dhe iniciativë që do ta zgjidh përfundimisht çështjen e rregullimit, dhe rinovimit të Stadiumit të Qytetit, e cila iniciativë duhet të jetë në kuadër të ligjit, procedurës së rregullt të tenderimit, transparencës dhe llogaridhënies, së parasë publike të qytetarëve të Tetovës”, theksoi Bexheti.

Sipas tij, ASH do të denoncojë dhe do të dënojë çdo keqpërdorim dhe abuzim me indicje për të mashtruar opinionin për efekt elektoral, me paratë publike të Tetovarëve.

“Pas deklaratës së Kreut të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami rreth hapjes së tenderit per stadiumin e ri, ne si ASH Tetovë por edhe si qytetar të rëndomtë e si sportdashës, shprehim dilemat dhe dyshimet tona që në fillim për keqpërdorime dhe mallverzime në këtë proces.

Andaj publikisht i shtrojmë dilemat tona dhe njëkohësisht parashtrojmë pyetje për të cilat presim përgjigje nga Komuna e Tetovë edhe atë:

1. Si është e mundur një ndërmarje transportuese e cila ka paraqitur humbje në anën tjetër të shpall tender milionëshe euro?

2. A është paraparë ky furnizim publik në programin dhe në planin e Komunës së Tetovës në vitin 2023 kur është përpiluar buxheti dhe a eshte votuar i njëjti në Këshillin Komunal?

3. A është e ligjshme që të fillohet procedura e tenderimit pa buxhet dhe pa konstrukcion financiar, kur vetë komuna gjeneron borxh publik ndërsa ndërmarrja funskionon me humbje.

4. A janë kushtet e tenderimit në përputhje me përmasën e projektit për stadium?

5. Përse krahas renovimit apo ndërtimit të stadiumit të Qytetit, duhet të ndërtohen stadiume ndihmëse në Qendrën sportive dhe në Fshatin Saraqinë kur e kemi stadionin ndihmës i njohur si Stadiumi i Luboteni. Përse stadiumet ndihmësë mos të ndërtohen aty ku janë sot dhe shtrojmë pyetjen çka bëhet me hapësirën e stadiumit të vjetër?
Deklarata e Kryetarit të Komunes së Tetovëa z. Bilall Kasamit pas publikimit të tenderit dhe pas mbarimit te gjitha procedurave, ku pretendon se i njejti mund të ndihmohet edhe nga FFM, UEFA dhe Agjencioni për rini dhe sport nuk duket serioze, përderisa paraprakisht janë mbyllur te gjitha procedurat dhe nuk ka siguruar mbështetje paraprake për projektin në fjalë nga institucionet e lartpërmendura.

Këto janë shqetësimet tona dhe të qytetarëve të Tetovës të cilët me shumë të drejtë duhet të jenë të informuar! Mbi të gjitha duhet të ketë transparencë dhe llogaridhënie!”, theksoi Bexheti.(INA)

TË FUNDIT
2 orë
Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit
3 orë
Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!
6 orë
Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin
8 orë
Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO
8 orë
Mickoski pas rivotimit pret 62 deputetë, ja çka paralajmëron

ME TE LEXUARA

15 orë
Ministria e Arsimit injoron me zero denarë dy universitetet shqiptare për zhvillimin e resurseve laboratoroike
8 orë
Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO
15 orë
Maqedoni e Veriut, më 22 maj rivotime në disa qendra votimi
6 orë
Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin
15 orë
Më 23 maj Siljanovska Davkova do ta realizojë vizitën e parë jashtë vendit
3 orë
Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!
14 orë
Veseli: 55 biznesmenë turq të interesuar për investime në Maqedoni, së shpejti në vizitë
2 orë
Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit
14 orë
Hiseni zgjidhet zëdhënës i LD-së, Mexhiti autorizohet për bisedimet për qeverinë e re

LEXO MË SHUMË

stefan andonovski

Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit

elizabet liz alen allen

Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!

izet mexhiti

Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin

qeveria

Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO

mickoski

Mickoski pas rivotimit pret 62 deputetë, ja çka paralajmëron

Jorgos Gerapetritis

Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet

stefan andonovski

Qeveria e re/ Andonovski për REL: Synojmë shumicën prej 2/3 në Kuvend!

vmro vlen

Nesër vijojnë bisedimet mes VMRO-DPMNE dhe VLEN, në tryezë “kulaçi qeveritar”?

kina

Kina synon të shtrijë ndikimin politik në Maqedoninë e Veriut përmes ekonomisë

INFO

NA NDIQ