Bexheti ofron zgjidhje për vendbanimet dhe lagjet e Tetovës

Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës, Dr.Sadi Bexheti nuk ka të ndalur me takimet e tij nëpër lagjet dhe vendbanimet e komunës së Tetovës. Ai mbrëmë i shoqëruar bartësi i listës për këshilltarë Pajtim Thaçi, kandidati për këshilltarë me numër rendor dy, Visar Palloshi dhe kryetari i degës Driton Ibishi vizituan nëndegën Vëllazërimi dhe Gam Gam në Tetovë.

“Diskutimet mes aktivistësh e banorësh janë të nevojshme për të qëndruar të përditësuar me ndodhitë e fundit, problemet dhe kërkesat e banorëve. Përgjatë qëndrimit në lagjen Gam Gam observuam shtratin e lumit karshi rrugës/shëtitores së Banjishtes që ishte në gjendje të mjerueshme. Gypi i ujit që qëndronte mbi rrugën e paasfaltuar i pamjaftueshëm për furnizimin me ujë të qytetit. Këto janë probleme që qyteti i Tetovës nuk duhet t’i ketë, prandaj Dr. Sadi Bexheti prezentoi zgjidhjen para qytetarëve të lagjes”, theksohet në komunikatën e lëshuar pas këtij takimi.