Në disa portale kanë qarkulluar informacione se Blerim Bexheti nga BDI do të braktis këtë parti nëse nuk do të kenë kandidatin për Sarajin. Këto zhvillime siç thuhet kanë ndodhur në mbledhjen e kryesisë së BDI sot në Tetovë.
Por përmes një postimi në rrjetet sociale, Bexheti ka dhënjë sinjale se çka po ndodhë.
Ja postimi i tij:
Ali Ahmeti themeluesi i vizionit politik shqiptar në Maqedoni.
Në çdo periudhë vendimtare, ai është ai që udhëheq, udhëzon dhe vendos.
Asnjë vendim strategjik, politik apo kadrovik në BDI nuk ndodh pa vizionin e tij.
Ali Ahmeti është shumë më tepër se lider.
Ai është busulla politike e shqiptarëve dhe garancia e qëndrueshmërisë sonë.
Ai nuk ndjek zhvillimet i paraprin atyre.