Blerim Bexheti: Kjo është e vërteta me “Grupin e Zjarrit”, a ka ndarje me Mexhitin?!

ina-online
ina-online

6 Korrik, 2023

Kryetari i komunës së Sarajit njëherit edhe një nga anëtarët e të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit” në BDI, Blerim Bexheti në një prononcim për Agjencinë e lajmeve Zhurnal lidhur me lajmet e publikuara se mes këtij grupi ka dallime, ai pohon një gjë të tillë duke thënë se insistojnë që këto çështje t’i argumentojnë dhe zgjidhin përmes debatit brenda Bashkimit Demokratik për Integrim.

“Kemi dallime të ndryshme dhe jemi fraksion në kuadër të BDI dhe ne jemi për të zgjidhur dallime brenda Bashkimit Demokratik për Integrim”, ka theksuar kështu ekskluzivisht Bexheti për Zhurnal.mk.

I pyetur nëse do të formojnë ndonjë subjekt të ri politik, ai ka thënë se janë kundër këtij vendimi pasiqë fragmentarizohet elektorati shqiptar.

“Jo, sepse Blerim Bexheti, Musa Xhaferi dhe Nevzat Bejta janë kundër formimit të një subjekti të ri politik sepse nuk ka nevojë për formim të partisë së re politike pasiqë kështu fragmentarizohet elektorati shqiptar”, ka theksuar Bexheti për Zhurnal.

Duke folur më tej lidhur me bashkëpunimin me partitë tjera opozitare përfshirë këtu edhe VMRO DPMNE, Bexheti e mohon një gjë të tillë.

“Jo, bashkëpunim nuk kemi pasur sepse ne jemi fraksion. Shpresojmë që argumentet tona t’i zgjidhim përmes debatit brenda subjektit tonë BDI”.

Duke komentuar më tej situatën politike në vend dhe procesin e ndryshimeve kushtetuese Bexheti thotë se janë të të njejtit qëndrim si të gjithë brenda BDI-së dhe se ky proces duhet të përfundojë sa më shpejtë./Zhurnal

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia-maqedonise-598x330

Aksident i rëndë në fshatin Kamjan. Një i vdekur i moshës 18 vjeçare dhe një i lënduar

Screenshot_2023-10-02-23-10-48-452-edit_com.android.chrome

Aliti: Ahmeti ka biseduar me Kovaçevskin për Ligjin e UÇK-së (video)

LSDM SDSM

LSDM: Nuk rritet çmimi i energjisë elektrike, nga dhjetori rikthehet tarifa e lirë ditore

bilall kasami

Kasami paralajmëron prurje të reja në Lëvizjen BESA: Bashkohuni në kalanë e shpresës dhe dinjitetit!

universiteti-i-tetoves-UT

Rreth dy mijë studentë të rinj i filluan studimet në njësitë akademike të Universitetit të Tetovës

arber ademi

Ademi: Opozita e bashkuara, zëdhënëse e VMRO-së!

Arbri 05

FNT SkupiFestival Shkup së shpejti do të fillon edicionin e tij të 17 të me radhë

fatos reka arjanit hoxha

Hoxha priti në takim ambasadorin e Fatos Reka

Llukman Hebibi

Hapja solemne e vitit të ri akademik në Fakultetin e Administrimit të Biznesit në Kumanovë

INFO

NA NDIQ