Bexheti: Pushteti me veprimet e ndërmarra po cenon marrëdhëniet ndëretnike

Picture of Ina Online
Ina Online

11/09/2024

Kryetari i Grupit parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti sot në fjalimin e tij në Kuvend akuzoi pushtetin se me veprimet e tyre po cenojnë marrëdhëniet ndëretnike.

Bexheti tha se BDI ka qëndruar 20 vjet në pushtet për shkak se qytetarët e kanë votuar dhe nëse e votojnë përsëri do të jenë në pushtet.

“Prej se kanë hyrë këto hizmeçar në pushtet së bashku me grupin parlamentar të VMRO-DPMNE po e çoni drejt destabilizimit vendin. E hiqni balanseri, aktivizohet ligji për gjuhën shqipe në Gjykatën Kushtetuese dhe ky ligj tani, dhe thonë ne i cënojmë marrdhëniet ndëretnike. Po shumica parlamentare po cenon marrdhëniet ndëretnike duke mos respektuar votën e bashkëqytetarëve tuaj, votën e bashkëkombësve tuaj shqiptar”, tha Bexheti.

Bexheti pyet VLEN-in se a janë në shërbim të qytetarëve apo në shërbim të pushtetit i cili çdo ditë po destabilizon, siç ishte rasti i djeshëm në Komunën e Vrapçishtit.

“Del kryeministri dhe ministri i MPB-së thonë se dikush donë ta destabilizon vendin. Le të urdhërojnë të tregojnë se kush dëshiron të destabilizojë, informonje Kuvendin, por nëse mendoni se edhe Kryeministri edhe VLEN-i dhe ministri i MPB, destabilizim llogaritet reaksioni i shqiptarëve, reaksioni do të jetë gjithnjë më i madh”, tha Bexheti.

Bexheti shtoi se çdo kryeministër që ka dal kundër një etniteti nuk e ka çuar vendin në drejtim të duhur.

TË FUNDIT

“Edhe pas vdekjes sime do ma përdorni emrin!” – Reagon Xhem Baruti pas zhurmës mediatike

Mickoski pas akuzave të Arsovskës: Shteti ka institucione – le të veprojnë!

Danella Arsovska: Luanat e VMRO-së po i mbrojnë komandantët e UÇK-së

Vuçiq i përgjigjet Osmanit: S’kemi angazhuar asnjë ushtar, s’bëhet asgjë pa e ditur SHBA dhe Kina

Parisi kërkon ta përfundojë me titull të botës edicionin historik

Kristjan Asllani refuzon Betis, mesfushori kuqezi nuk dëshiron të kalojë në Spanjë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË