Bexheti se do ASH-në në Qeveri, nuk kursen as Grubin

Sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti, është kundër hyrjes  të Aleancës për Shqiptarët në Qeveri.

Siç tha ai për TV21 duhet të ketë një opozitë të shëndetshme.

“Unë nuk mendoj kështu, nuk mendoj kështu, por jam i bindur që jo. Pse duhet? Ne i fituam zgjedhjet, kjo opozitë është e shëndetshme për demokracinë. Sfidat e integrimit europian që na presin… kanë deklaruar se do të votohen. LSDM-BDI ishin pjesë e kësaj qeverie në mandatin e kaluar, në zgjedhjet lokale ishin me VMRO-në. Ata duhet ta përshkruajnë rrugën e tyre politike, si të forcohen vetë dhe jo si pjesë e pushtetit, gjë që nuk është e mirë për ta e as për ne”, thotë Blerim Bexheti.

Ndërsa për projektet e parealizuara nga pushteti ekzekutiv, Bejeti thotë se përgjegjësit kanë emër dhe mbiemër.

“Për përgjegjësinë secili ka emër dhe mbiemër dhe mendoj se për mosrealizimin e projekteve të caktuara ka përgjegjësi dhe në aspektin meritokratik ka edhe shpërblim për punën e bërë. Përgjegjësit kanë 6 emra, pse Ali Ahmeti kur nuk është as zëvendëskryeministër e as ministër?”.

– Mendoni se përgjegjësi kryesor është Artan Grubi?

“Po sigurisht. Zëvendëskryeministri koordinon vazhdimisht ministrat”, deklaroi Bexheti.(INA)