Sekretari organizativ i BDI-së dhe kryetar i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti në paraqitjen e tij të sotme në Studeniçan tha se anëtarët e BDI-së në ekzekutiv duhet të japin llogari para partisë.
Bexheti tha se grupi i pakenaqur brenda BDI-së nuk dëshiron te jetë pjesë e ekzekutivit, por që kërkon meritokraci.
“Me rëndësi është që qytetarët, shqiptarët të ecin perpara, nuk janë me rëndësi postet individuale dhe më lejoni të ju them që askush nga ne, që në fillim e kemi thënë që nuk jemi të interesuar të jemi pjesë e ekzekutivit, vetëm kërkojmë që të respektohet meritokracia, që të respektohet baza dhe jo të bëhet pjesë ekskluzive vendimmarrja e Artan Grubit dhe klanit të tij”, tha mes tjerash Bexheti./TV21