Bexheti sot do të flas në detaje për prapaskenat politike në Matkë

0

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, sot në ora 12 në hapësirat e komunës së Sarajit do të ketë brifing me gazetar më pas deklaratë për medie.

Ai, me këtë rast në detaje do të sqaroj rastin për Kanjonin e ‘Matkës’, ku komisioni për Antikorrupsion kërkoi padi penale nga Prokuroria dhe do të japë detaje për akuzat që ka bërë në adresë të qeverisë.

Në paraqitjet publike, kreu i kësaj komune, Bexheti, ka apostrofuar direkt kryeministrin Zoran Zaev për përzierje të qeverisë në këtë rast, ndërsa komisioni për antikorrupsion është bërë instrument i politikës për të frikësuar.