Bezhovska më pesimiste se Qeveria kur flet për rritjen ekonomike, ja kur pritet rimëkëmbja

Picture of INA
INA

07/11/2024

Banka Popullore uli projektimet për rritjen ekonomike, në raport me parashikimet e prillit të kaluar. Rritja ekonomike që deri në fund të vitit pritej të jetë 2.6%, tani ka rënë në 2.3%, shkruan Alsat.

Edhe për vitin e ardhshëm, Banka Popullore parashikon rritje prej 3.3%, që është më i ulët se parashikimi i qeverisë e cila pret rritje prej të paktën 3.6%.

“Në krahasim me parashikimet e prillit, kjo nënkupton rishikim me rënie të moderuar për të dy vitet, kryesisht për shkak të realizimit të dobët në gjysmën e parë të këtij viti që bashkë me rimëkëmbjen më të ngadalshme të kërkesave të huaja efektive, pritet të pasqyrohet në rënien edhe të këtij, edhe të vitit të ardhshëm”, tha Anita Angellovska Bezhoska, guvernatorë.

Inflacioni pritet të stabilizohet gradualisht në krahasim me kulmin që vendi arriti në vitet e kaluara.

“Në periudhën e projektimeve pritet rënie e mëtejshme e inflacionit. Në kushte të çmimeve në rënie të produkteve ushqimore primare në botë dhe politikës së ngushtë monetare inflacioni këtë vit do të ulet në 3.5% nga 9.4% që ishte vitin e kaluar, sipas parashikimeve të prillit, edhe pse ka mundësi për rritje në tremujorin e fundit. Në vitin e ardhshëm projektohet inflacion prej 2.5% kurse në afat të mesëm pritet stabilizim në nivel prej 2%”, u shpreh Anita Angellovska Bezhoska, guvernatorë.

Bezhovska bëri thirrje të bëhet kujdes me politikat vendase për të mos u përballur me valë të re të inflacionit. Këtë përgjigje ajo e dha në pyetjen se sa rritja e pagave dhe pensioneve në vitin e ardhshëm mund të ndikojë në rritjen e inflacionit./ Alsat.mk

TË FUNDIT

Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues “20 përqindëshi” nga Kushtetuta

Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO

Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova

“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit

Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

Izet Mexhiti: Gjuha shqipe vetëm mund të avancohet, por asnjëherë të abrogohet

ME TE LEXUARA

1
Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues "20 përqindëshi" nga Kushtetuta
1
Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO
1
Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova
1
“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit
1
Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

LEXO MË SHUMË