BFI dënon agresionin rus!

Picture of designer@fetishimedia.ch

01/03/2022

Bashkësia Fetare islame nëpërmjet një kumtese dërguar në media, ka dënuar agresionin rus në Ukrainë, transmeton TV21.

Kumtesa e plotë:

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të hënën më 28.02.2022, i shoqëruar nga Drejtori i Sektorit për marrëdhënie me jashtë z. Mustafa Dauti, pati takim zyrtar në selinë e Bashkimit Evropian në Shkup, ku u pritën nga Ekselenca e tij Ambasadori z. David Gir.

Në këtë takim, Reisul Ulemaja e falënderoi Ambasadorin për takimin dhe pritjen e ngrohtë, e në të njëjtën kohë në emër të Bashkësisë Fetare Islame shprehën shqetësimin e madh për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës ku ranë shumë viktima në njerëz dhe u shkaktuan shkatërrime të shumta, andaj bashkërisht dënuan thellë këtë agresion antinjerëzor që po rrezikon Paqen, jo vetëm në rajon por edhe në tërë globin. Poashtu, Kreu i BFI përshëndeti unitetin e BE dhe SHBA në përpjekjet e tyre maksimale për të ndaluar këtë agresion, që po rrezikon jetën njerëzore.

Më pas të dyja palët u dakorduan që të vazhdojnë kontributin në evitimin e pandemisë së Kovid 19, si dhe realizimin sa më të lartë të vaksinimit të popullatës, që është e vetmja rrugë për imunizimin e shoqërisë dhe asgjësim ekësaj të keqeje që po e shqetëson Botën.Reisul Ulemaja edhe një herë deklaroi se kultivimi i Paqes në vend dhe rajon është prioritet i institucionit fetaro islam BFI, andaj kërkoi nga besimtarët dhe nëpunësit fetar që të kenë kujdes në deklarata dhe qëndrime që dëmtojnë Paqen dhe në të njëjtën kohë të japim kontributin në këtë drejtim./TV21

TË FUNDIT

Bajrami : Nuk është e vërtetë se të dyshuarin për zjarrvënie të veturës sime dhe veturave tjera e kam familjarë

Kualiteti i karburanteve nën llupë, do të ashpërsohen kontrollet në Maqedoni

Nazif Destani shqiptari më i pasur në botë, e thotë Chat GPT, pas tij, Zamir Mane dhe Behgjet Pacolli

IGFM: Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me kriza ndër-etnike dhe institucionale, nevojitet ndërhyrje urgjente

Fetai: Do ta rikthejmë besimin e qytetarëve në gjyqësor

Presidenti Begaj dekreton datën e zgjedhjeve parlamentare, do të mbahen më 11 maj 2025

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË