BFI nuk e njeh vendimin e Gjykatës: Selver Xhemaili është myfti i Tetovës

Picture of INA
INA

14/06/2024

Bashkësia Fetare Islame nëpërmjet një njoftimi ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës, ku e legjitimon Qani Nesimin si myfti të Tetovës, transmeton TV21.

Në njoftim BFI-ja thotë se Selver Xhemaili është ushtrues detyre myfti i Myftinisë së Tetovës.

“Me rastin e sjelljes së aktvendimit të përkohshëm nga Gjykata Civile – Shkup II, me të cilin kontestohet vendimi i Rijasetit të BFI-së për shkarkimin e Qani Nesimit nga detyra e Myftiut. Andaj, BFI-ja ashpër reagon kundër këtij aktvendimi dhe njofton opinionin me sa vijon:

1. Bazuar në vendimet e Rijasetit të BFI-së të RMV-së, me nr. protokoli 02-690 dhe 02-691 të datës 08.11.2023 me të cilin Qani Nesimi është shkarkuar dhe i është tërhequr Muraselja, që nënkupton se personi në fjalë nuk është Myfti i Tetovës. Andaj lajmi i shpalosur ne mediume dhe portale të ndryshme se gjoja Qani Nesimi mbetet Myfti, nuk është i vërtetë, përkundrazi edhe me vendimin Gjyqësor të Gjykatës Civile Shkup P1-86/24 dr. Selver Xhemaili vazhdon të ngelet UD Myfti i Myftinisë së Tetovës.

2. Me vendime të plotfuqishme të Gjykatës së Lartë Administrative Qani Nesimi nuk është Myfti i Tetovës.

3. Vendimi i Gjykatës Civile me të cilin cenohet rëndë autonomia e BFI-së është në kundërshtim me nenin 19 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nenit 5 të Ligjit për pozitën juridike të bashkësive fetare dhe grupeve religjioze në RMV.

4. Rijaseti i BFI-së, shpreh shqetësimin me rastin e sjelljes së vendimit të përkohshëm nga ana e Gjykatës Civile Shkup II dhe si të tillë e konsideron vendim të njëanshëm dhe ndërhyrje flagrante në vendimet e Rijasetit të BFI-së.

5. Qani Nesimi është ligjërues i rregullt në UT dhe si i tillë është uzurpator i hapësirave të Myftinisë së Tetovës. Për veprimet kundërligjore Qani Nesimi ka edhe vendim gjykate me të cilin është dënuar për vepër penale vetsundim (samovllastie) nga ana e Gjykatës Themelore Tetovë.

6. Bashkësia Fetare Islame në institucionet shtetërore përfaqësohet vetëm nga Reisul-Ulema, ndërsa të gjithë personat tjerë emërohen nga Reisul-Ulema dhe miratohen në Rijasetin e BFI-së.

7. Selver Xhemaili vazhdon të ngelet UD Myfti i Myftinisë së BFI-Tetovë.

8. Bashkësia Fetare Islame do ta ankimojë këtë vendim të Gjykatës, në shkallën e dytë në Gjykatën e Apelit në Shkup që të dalë e vërteta në shesh dhe për të mbrojtur legjitimitetin e saj Kushtetues brenda kornizave të Kushtetutës të Shtetit të RMV-së.

Apelojmë deri te nëpunësit fetarë dhe besimtarët e Myftinisë së Tetovës, aktivitetet e tyre t`i bëjnë në koordinim me UD Myftiun e Tetovës dr. Selver ef. Xhemailin.

BFI-ja shumë shpejt do të publikojë për opinion edhe emrat dhe mbiemra e personave të cilët qëndrojnë pas tentativave për destabilizimin e BFI-së nëpërmjet Qani Nesimit. Për të gjithë këto do të njoftohet edhe Kori Diplomatik i akredituar në vendin tonë.

Shërbimi për info”, thuhet në njoftimin e BFI-së.

TË FUNDIT

Serbia bllokoi mjetet financiare të Kosovës për shqiptarët e Luginës – kërkohet reagim urgjent i BE-së

Shqipëria në vazon e dytë në play-off nuk është e pamundur, ja çfarë rezultatesh u duhen kuqezinjve

Ndryshe nga Shqipëria, Kosova ka edhe një shans për të shkuar direkt në Botëror

Xhaka uron Kosovën për arritjen e Play-Off-it: Kosova ka bërë mrekullinë në këto eliminatore

Për herë të parë një grua me mbulesë në Big Brother VIP Kosova, për të po përgatitet edhe një…

Xhensila Myrtezaj u bën “diss” ish-partnereve të Ledrit

ME TE LEXUARA

1

Për herë të parë një grua me mbulesë në Big Brother VIP Kosova, për të po përgatitet edhe një...

LEXO MË SHUMË