BIA dhe VBA-ja serbe bashkëpunojnë me mercenarët me pro-rusët në Ukrainë

ina-online
ina-online

17 Gusht, 2023

Agjencia për Siguri dhe Informacion (BIA) dhe Shërbimi Ushtarak i Inteligjencës (VBA) janë duke bashkëpunuar me mercenarët pro-rusë nga Serbia, të cilët po luftojnë në Ukrainë.

Këtë e ka konfirmuar me anë të një video krimineli i luftërave serbo-ruse Dejan “Deki” Beriq, duke shtuar se BIA dhe VBA-ja i ka ofruar këtij informacione sekrete.

“Njerëz nga BIA dhe VBA-ja më jepnin shpesh informacione dhe kanë lejuar që një pjesë e tyre të publikohet”, ka pohuar Beriq.

Në përshkrimin e videos thuhet se Beriq është bashkëpunëtor i shërbimeve serbe nga Donbasi dhe Rusia.

“Nëse dikush nuk ka besuar deri më tani se të gjitha informacionet për vullnetarët serbë rrjedhin në BIA dhe Beriqi, ja ku është, këtë e ka pranuar edhe ai vetë. U rrëmbye paksa në fjalën e tij. I vetmi bashkëpunëtor i vërtetë i shërbimit serb nga Donbasi dhe Rusia”, thuhet në përshkrimin e videos të publikuar në Facebook.

Beriq, i cili jeton në Federatën Ruse, gjithashtu një ish-mercenar dhe luftoi kundër Ukrainës në vitin 2014.

Kujtojmë se ky ishte pjesëtar i forcave pushtuese kriminale serbe në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Ai në një intervistë më të hershme, kishte deklaruar “Kosova është në zemrat tona dhe kur të vjen koha, ne do ta kthejmë atë!”

Ky përmes rrjeteve sociale, publikisht, tregon mënyrat se si serbët mund t’i bashkëngjiten forcave pushtuese ruse në Ukrainë.

Nga Serbia në Ukrainë për të luftuar krahë agresionit rusë kanë shkuar shumë ish-kriminelë të luftës.

As Bashkimi Evropian e asnjë mekanizëm tjetër ndërkombëtar, nuk i ka bërë presion Serbisë që t’i ndalojë mercenarët për t’iu bashkëngjitur kësaj lufte. Përkundrazi, mediet e kontrolluara në Serbi vazhdojnë t’i thurin lavde Vladimir Putinit, duke mbajtur marrëdhënie të mira me Kremlinin./Bota Sot

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Kuvendi parlamenti maqedoni

Ligji për amnisti është dorëzuar në Kuvend – do të zbatohet me procedurë të shkurtuar

spital-1130x635-1-696x391

Nëna e 17-vjeçarit me autizëm që u keqtrajtua në Demir Hisar: Mezi rrinte në këmbë, ishte i mbidozuar nga ilaçet

kontrolloret-ajror-MK-1130x635-1-696x391

Kontrollorët e trafikut ajror në Maqedoni paralajmërojnë grevë më 12 tetor

policia financiare e Maqedonise

Kush do të vjen drejtor i policisë financiare, pas largimit të Muaremit

baza ushtarake serbe

Kjo është baza e re ushtarake serbe që po ndërtohet në afërsi të kufirit me Kosovën (FOTO)

vucic cnn

Vuçiq gënjen në CNN

vjosa rama von der leyen michel

Ulja e çmimit të internetit ‘Roaming’ mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor, Rama: Hyri në fuqi më 1 tetor, e konkretizuar në samitin historik në Tiranë

vucic-1

Ushtria serbe në kufi me Kosovën, zbardhen prapaskenat e lëvizjes së fundit të Vuçiqit – ja çka ndodhë nëse sulmon ushtarakisht

Ursula von der Leyen

Parlamenti Evropian diskuton sot për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, pritet miratimi i një rezolute

INFO

NA NDIQ