Biden i vendosur, nuk tërhiqet nga gara për president

Picture of ina-online
ina-online

08/07/2024

Presidenti Joe Biden u dërgoi sot një letër ligjvenësve demokratë ku thekson se “është plotësisht i vendosur” për të qëndruar në garën presidenciale, mes shqetësimeve të ngritura publikisht dhe privatisht se demokratët mund të humbasin Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin në nëntor.

Një pjesë e vogël ligjvenësish demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve i kanë bërë thirrje publike zotit Biden të tërhiqet nga gara. Por 81 vjeçari ka qenë në pozita mbrojtëse që prej paraqitjes së tij të dobët gjatë debatit presidencial të 27 qershorit kundër republikanit Donald Trump.

Në letrën drejtuar demokratëve në Kongres, zoti Biden shprehet se ai është në dijeni të shqetësimeve të tyre, por shton se tani është koha për të forcuar radhët.

“Ne kemi një detyrë dhe kjo është të mundim Donald Trump-in”, shkruan presidenti.

“Edhe 42 ditë na ndajnë nga Konventa Demokrate dhe 119 ditë nga zgjedhjet e përgjithshme”, vazhdonte ai më tej.

“Çdo dobësim i vendosmërisë, ose mungesa e qartësisë rreth detyrave që kemi përpara ndihmon Trumpin dhe na dëmton ne. Është koha për t’u bashkuar dhe për të ecur përpara si një parti e bashkuar dhe për ta mposhtur Donald Trump-in”

Por edhe një seri aktivitetesh publike të presidentit pas debatit nuk i kanë dhënë fund pikëpyetjeve të demokratëve nëse ai mund të fitojë, apo nëse mund ta përballojë një mandat tjetër katër vjeçar në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Të njëjtin qëndrim zoti Biden mbajti edhe gjatë një interviste telefonike po sot për rrjetin televiziv MSNBC, ku këmbënguli se “demokratët e thjeshtë” duan që ai të qëndrojë në garë.

Zoti Biden tha se ishte i irrituar me thirrjet e zyrtarëve të partisë që ai të largohej.

“Ata janë emra me peshë, por nuk më intereson se çfarë mendojnë ata”, tha zoti Biden.

“Nuk do të largohem”, shtoi ai më tej.

Demokratët po përballen me një betejë të vështirë për të ruajtur shumicën e ngushtë, 51 me 49, ndaj republikanëve në Senat.

Disa në parti shohin rimarrjen e shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve si shansin e tyre më të mirë të siguruar një balancë të pushtetit, nëse zoti Trump do të rizgjidhej në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Zyrtarë të administratës thanë se zoti Biden do të vazhdojë të takohet me votuesit në ditët në vijim.

Në të njëjtën kohë ai planifikon të kontaktojë edhe ligjvënësit që i njeh prej dekadash, mes përpjekjesh për të qetësuar shqetësimet mbi shanset e tij për të fituar në nëntor./VOA

TË FUNDIT
3 orë
Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, 4 të lënduar
3 orë
I nxehti ekstrem në vend/ Java e ardhshme sjell uljen e shumpritur të temperaturave!
4 orë
VLEN formoi një organ tjetër të përbashkët
7 orë
Kush mund ta zëvendësoj Bajdenin, 5 kandidatë në lojë, Harris më e preferuara
7 orë
LIVE/Kjo është gjendja në pikat kufitare, pritje dhe kolona

ME TE LEXUARA

17 orë
Vrasje e trefishtë në Memaliaj në Shqipëri
7 orë
MPB me apel: Kujdes nga mashtruesit që ju lajmërojnë në telefon dhe luajnë rolin e policëve
7 orë
LIVE/Kjo është gjendja në pikat kufitare, pritje dhe kolona
1 ditë
Zelensky uron Trumpin për nominimin, pajtohen për “takim personal”
7 orë
Kush mund ta zëvendësoj Bajdenin, 5 kandidatë në lojë, Harris më e preferuara

LEXO MË SHUMË

Aksidenti-600x360

Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, 4 të lënduar

moti Vapa nxehti temperaturat

I nxehti ekstrem në vend/ Java e ardhshme sjell uljen e shumpritur të temperaturave!

vlen

VLEN formoi një organ tjetër të përbashkët

Kamala Harris 2

Kush mund ta zëvendësoj Bajdenin, 5 kandidatë në lojë, Harris më e preferuara

kufi tabanoc

LIVE/Kjo është gjendja në pikat kufitare, pritje dhe kolona

policia

MPB me apel: Kujdes nga mashtruesit që ju lajmërojnë në telefon dhe luajnë rolin e policëve

IMG_4571

Vrasje e trefishtë në Memaliaj në Shqipëri

shofer-bus

Aksidentohet në Itali autobusi me turistë nga Shqipëria, 16 të lënduar

BIDEN TRUMP

Republikanët flasin për zëvendësuesin e mundshëm të presidentit Biden në zgjedhje

INFO

NA NDIQ