Presidenti amerikan Joe Biden është shprehur optimist se një marrëveshje armëpushimi do të arrihet së shpejti në Gaza. Biden ka paralajmëruar të gjitha palët e përfshira në negociatat për armëpushim në Gaza që të mos minojnë përpjekjet.
Biden deklaroi se “jemi më afër se kurrë” për një armëpushim pas raundit të fundit të negociatave, por një zyrtar i lartë i Hamasit shprehu skepticizëm.
Presidenti njoftoi gjithashtu se po dërgonte Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Izrael për të vazhduar “përpjekjet intensive për të përfunduar këtë marrëveshje”
Komentet e tij vijnë pas një deklarate të përbashkët nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti – duke deklaruar se ata kishin paraqitur një propozim për një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve që “zvogëlon boshllëqet” midis Izraelit dhe Hamasit.