Biden kërkon mandatin e dytë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

08/02/2023

Presidenti amerikan Joe Biden mbajti të martën fjalimin e radhës për gjendjen e vendit ku përcolli një mesazh optimizmi dhe bashkimi për të ardhmen.

Ai u shtriu dorën e bashkëpunimit republikanëve dhe paraqiti vizionin e tij për të rimëkëmbur klasën e mesme, shtyllën kurrizore të Amerikës dhe për të bashkuar vendin.

“Të mbarojmë punën e nisur”, ishte ky mesazhi kryesor i Biden në këtë fjalim, që më shumë nënkuptonte zyrtarizimin e kandidaturës së tij për një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Gjithashtu, një pjesë të mirë të mesazhit të tij e kishte për rimëkëmbjen ekonomike.

“Dy vjet më parë ekonomia jonë po vuante. Ndërsa qëndroj këtu para jush sot, ne kemi krijuar një numër rekord prej 12 milionë vendesh të reja pune – më shumë vende pune të krijuara në dy vjet se sa ç’janë krijuar nga çdo president i mëparshëm për katër vjet. Dy vjet më parë, COVID-i na kishte mbyllur bizneset, shkollat dhe na kishte privuar nga aq shumë. Sot COVID-i nuk kontrollon më jetën tonë”, tha presidenti.

Në lidhje me luftën në Ukrainë, presidenti amerikan shprehu edhe njëherë angazhimin se SHBA dhe aleatët do të qëndrojnë pranë popullit ukrainas dhe kundër agresionit të Putin.

“Së bashku ne bëmë atë që Amerika bën më mirë. Udhëhoqëm. Bashkuam NATO-n dhe ndërtuam një koalicion global. Ne qëndruam përballë agresionit të Putinit. Ne qëndruam në krah të popullit ukrainas”, tha ai.

Biden foli gjithashtu për probleme të brendshme si dhuna nga armët, forca e ekzagjeruar e policisë, kriza e varësisë nga droga dhe emigracioni.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Ministria e Shëndetësisë

Ligji për shërbim të lartë për të ndaluar emërtimet partiake mbetet në harrese

UNICEF refugjate

UNICEF përsërit thirrjen për armëpushim pasi numri i fëmijëve të vrarë në Gaza tejkalon 14 mijë

nafta tregjet

Rritet çmimi i naftës menjëherë pas sulmit të Izraelit drejt Iranit

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

CNN: Izraeli e sulmon Iranin

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Izraeli për çka i shpenzoi 1.5 miliardë dollarë për një natë?

lindja mesme iran irak izrael

Pse Irani sulmoi Izraelin – dhe pse janë armiq?

Antonio Guterres

Sulmet iraniane/ Shefi i OKB-së: As rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë një tjetër luftë

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Reagimet nga SHBA, Franca, Britania dhe Egjipti

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Izraeli: Do përgjigjemi ndaj çdo shteti që lejon kalimin e dronëve nga Irani

INFO

NA NDIQ