Biden mesazh shqiptarëve në 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri – SHBA (VIDEO)

Presidenti i SHBA-së Joe Biden përcolli vetë urimet më të mira me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëria – SHBA.

“Për të gjithë popullin e Shqipërisë unë dërgoj urimet më të përzemërta të miqësisë , jetëgjatësisë me SHBA ndërsa festojnë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Kur SHBA mbrojtën Shqipërinë pas Luftës së Dytë Botërore u krijua një miqësi me njerëzit, një dashuri për lirinë dhe vlerat e demokracisë të cilat nuk janë thyer kurrë që kur njerëzit e Shqipërisë vendosën për dekada marrëdhëniet. Sot Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara aleate në NATO dhe partnere në punën për demokraci në Europë dhe përreth botës përfshirë Këshillin e Sigurimit të Shteteve të Bashkuara. Shqipëria është gjithashtu një kontribuues kritik në mbështetjen për nevojat humanitare dhe të sigurisë për popullin ukrainas teksa mbrojnë vendin kundër luftës së brutale të Rusisë. Dua të falënderoj gjithashtu njerëzit e Shqipërisë për mirëpritjen që morën mijëra afgan vitin e kaluar. Të vazhdojmë së bashku drejt së ardhmes dhe SHBA do të jenë së bashku me Shqipërinë për të vazhduar rrugëtimin drejt BE. Së bashku do të japim një të ardhme me të mirë për fëmijët tanë”, deklaroi Joe Biden, President i SHBA-së.