Biden nga Polonia: Kievi qëndron i fortë, NATO më e bashkuar se kurrë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

22/02/2023

Presidenti Joe Biden tha në një fjalim në Poloni se një vit pasi Rusia filloi agresionin ndaj Ukrainës, Kievi qëndron i fortë dhe NATO-ja është më e bashkuar se kurrë.

“Një vit më parë, bota ishte e shqetësuar për rënien e mundshme të Kievit. Unë mund të deklaroj: Kievi qëndron i fortë, Kievi qëndron krenar, qëndron i papërkulur dhe më e rëndësishmja, qëndron i lirë”, tha presidenti Biden në fjalimin që mbajti para Kështjellës Mbretërore të Varshavës.

Në fjalimin që mbajti një ditë pas një vizite dramatike në Kiev, presidenti Joe Biden siguroi Ukrainën dhe aleatët e NATO-s për mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara.

“Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore për Rusinë”, tha ai.

Presidenti Biden tha se “mbështetja për Ukrainën nuk do të ndalet, NATO-ja nuk do të përçahet dhe ne nuk do të lodhemi,” tha ai.

“Nuk duhet të ketë asnjë dyshim, se angazhimi i Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës sonë të NATO-s dhe nenit 5 është i fortë”, tha zoti Biden duke iu referuar parimit të NATO-s se një sulm ndaj një anëtari është një sulm ndaj të gjithëve.

“Çdo anëtar i NATO-s e di këtë. Edhe Rusia e di: një sulm kundër njërit është një sulm kundër të gjithëve.”

Presidenti amerikan tha se presidenti rus, Vladimir Putin po përballet sot me demokraci më të forta.

“Kur Presidenti Putin urdhëroi tanket e tij të hynin në Ukrainë, ai mendoi se ne nuk do të bënim asgjë. Ai ishte i gabuar”, tha zoti Biden.

Ai tha se Rusia po kryen mizori ndaj Ukrainës, duke i quajtur veprimet e Moskës “krime kundër njerëzimit”.

Presidenti rus Putin ka bërë shpesh fajtor perëndimin për luftën në Ukrainë. Ai bëri të njëjtën gjë të martën në fjalimin për gjendjen e vendit.

Presidenti Biden reagoi kundër këtyre akuzave duke thënë se “perëndimi nuk po bën komplot për të sulmuar Rusinë”, por po mbron demokracitë.

Zoti Biden deklaroi se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre do të shpallin më shumë sanksione kundër Rusisë këtë javë lidhur me agresionin ndaj që filloi gati një vit më parë.

Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të organizojnë një takim të nivelit të lartë të NATO-s vitin e ardhshëm, në 75 vjetorin e aleancës.

Një ditë pas një vizite të paparalajmëruar në Ukrainë, prania e zotit Biden në Varshavë përforcon mesazhin e përkushtimit amerikan ndaj krahut lindor të aleancës që ndodhet më pranë konfliktit dhe i dërgon një mesazh Moskës për unitetin perëndimor.

Pas pritjes në Pallatin Presidencial të Varshavës, Presidenti Biden dhe ai i Polonisë Andrzej Duda, mbajtën bisedime ku ritheksuan mbështetjen për Ukrainën dhe nevojën e ruajtjes së sigurisë në Evropë, në kushtet e agresionit rus.

“Siç i thashë presidentit Zelenskiy kur folëm dje në Kiev, mund të them me krenari se mbështetja jonë për Ukrainën mbetet e palëkundur”, tha zoti Biden.

Presidenti Biden e cilësoi marrëdhënien me Poloninë, kritike për Shtetet e Bashkuara dhe shprehu vlerësimin për bashkëpunimin dhe ndihmën e saj.

“Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për Poloninë dhe NATO-n ashtu siç NATO-ja ka nevojë për Shtetet e Bashkuara. Sepse me gjithë aftësinë tonë për të vepruar kudo tjetër në botë – dhe përgjegjësia jonë shtrihet përtej Evropës – nuk ka diskutim që ne duhet të kemi siguri në Evropë. Është aleanca e vetme më e rëndësishme, dhe do të thoja ndoshta aleanca më e rëndësishme në histori, jo vetëm në historinë moderne, por në histori”, tha Presidenti Biden./VOA

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kongresi senati

Senati Amerikan miratoi paketën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Kongresi Senati Amerikan SHBA

Në ankth për Ballkanin, SHBA-ja aspiron angazhim të shtuar

bota-rrezik globi toka

Shënohet Dita e planetit Tokë

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Sot gjyqi ndaj Donald Trump, kush janë dëshmitarët kyç dhe prokurorët e çështjes?

bote popullesia njerzimi

Publikohen shifrat/ Ja sa miliardë ka arritur numri i popullsisë në botë, vendi me më shumë popullsi nuk është më Kina

policia serbe vrasje serbi

Serbi/ Bomba 1 ton e NATO-s çaktivizohet në Nish

termet

Tërmet me 4.2 shkallë të Rihterit godet Turqinë

An Ukrainian national flag flag waves over the center of Kharkiv, Ukraine's second-largest city, Friday, Feb. 4, 2022. The situation in Kharkiv, just 40 kilometers (25 miles) from some of the tens of thousands of Russian troops massed at the border of Ukraine, feels particularly perilous. (AP Photo/Evgeniy Maloletka)

Të paktën 124 dronë rusë godasin Zhaporizhian

biden-zelensky

“Faleminderit, Amerikë”, reagon Zelensky pasi SHBA miratoi “pakon e madhe” për Ukrainën

INFO

NA NDIQ