Biden: Rusia është kërcnimi më i madh për ShBA-në

0

Kandidati demokrat amerikan për pesident të Joe Biden e ka quajtur Rusinë si kërcënimin më të madhe për Shtetet e Bashkuara në skenën ndërkombëtare.

“Mendoj se kërcënimi më i madh për Amerikën për momentin, në drejtim të minimit të sigurisë dhe aleancës tonë, është Rusia. Së dyti, unë mendoj se konkurrenti ynë më i madh është Kina,” tha Biden në një intervistë për televizionin CBS.

Biden shtoi se e ardhmja e marrëdhënieve ruso-amerikane varet nga Shtetet e Bashkuara. Sipas tij, qasja e Uashingtonit është të përcaktojë nëse vendet do të vazhdojnë të jenë konkurrentë ose nëse kjo do të rritet në një “rivalitet më serioz në lidhje me raportin e forcave”.

Në tetor, kandidatja për nënkryetare e Partisë Demokratike Amerikane, Kamala Harris, premtoi se Bideni do të “konsiderojë Rusinë përgjegjëse” për çdo kërcënim ndaj forcave amerikane. Më parë, vetë Biden pohoi se Moska po përpiqej më aktivisht të ndikonte në zgjedhjet e ardhshme amerikane dhe për shkak të kësaj është kërcënimi kryesor.

Rusia ka mohuar vazhdimisht akuzat për përpjekje për të ndikuar në proceset demokratike në vende të ndryshme dhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i ka quajtur ato “absolutisht të pabazuara”. Duke folur për pretendimin e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet në vende të ndryshme, ministri i punëve të jashtme, Sergey Lavrov, ka deklaruar se nuk ka asnjë provë për ta mbështetur atë.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbahen më 3 nëntor. Presidenti aktual republikan Donald Trump dhe demokrati Joe Biden po garojnë për kreun e shtetit.