​Biden urdhëron të gjithë ndihmën e nevojshme për Turqinë pas tërmetit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

6 Shkurt, 2023

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden urdhëroi ekipin e tij të hënën që t’i ofrojë Turqisë të gjithë ndihmën e nevojshme dhe të monitorojë nga afër situatën në vendin e goditur nga tërmetet shkatërruese, raporton Anadolu.

“Jam thellësisht i pikëlluar për jetët e humbura dhe shkatërrimi i shkaktuar nga tërmeti në Turqi dhe Siri”, shkroi Biden në Twitter.

“Kam udhëzuar ekipin tim që të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në koordinim me Turqinë dhe të ofrojë të gjithë ndihmën e nevojshme”, shtoi ai.

Të paktën 1.121 persona kanë humbur jetën dhe 7.634 të tjerë janë plagosur në 10 provinca pas tërmeteve të fuqishme që goditën pjesën jugore të Turqisësot, sipas Agjencisë së vendit për Menaxhimin e Fatkeqësive (AFAD).

Në orët e hershme mëngjesin e sotëm, një tërmet me magnitudë 7.7 ballë, epiqendra e të cilit u regjistrua në qarkun Pazarcik, goditi provincën Kahramanmaraş dhe preku rëndë disa provinca të tjera, përfshirë Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakir, Adana, Adiyaman, Malatya, Osmaniye, Hatay dhe Kilis.

Ai u pasua nga një tërmet 7.6 ballë në orën 13:24 sipas kohës lokale që ishte gjithashtu në provincën Kahramanmaraş, në qarkun Elbistan.

Yunus Sezer, kreu i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se kanë ndodhur gjithsej 105 pasgoditje, ndërsa janë shembur 2.824 ndërtesa që nga lëkundjet e para.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Albin-Kurti-3

Kurti: Grafitet serbe mbi mjetet e NATO-s janë kujtim i errët, dënoj sulmet ndaj KFOR-it dhe gazetarëve

rama-1-750x430-1

Rama për zhvillimet në veri: Kosova po lëndohet në sytë e aleatëve

giorgia meloni kryeministre italise

Reagon kryeministrja italiane: S’do t’i tolerojmë më sulmet ndaj KFOR’it

veri dhuna serb zvecan

NATO dënon fuqishëm sulmet e paprovokuara ndaj KFOR-it në veri

kremlin-putin

Rusët “po hanë kokat e njëri-tjetrit”, mësohet plani për rrëzimin e tij

Serbet maska veri zvecan

Policia: Në Zveçan po qarkullojnë grupe të armatosura kriminale me rroba të zeza e të maskuar

Vjosa Osmani-696x421

Presidentja Osmani: Veriu u destabilizua me urdhër të Vuçiçit

universiteti-i-tetoves-UT

Senati i Universitetit të Tetovës anuloi konkursin për zgjedhjen e rektorit

Jeff_Hovenier

Hovenier pas takimit QUINT – Kurti: Situata në Veri të deeskalojë, s’kemi pajtim si të bëhet kjo

INFO

NA NDIQ