Bie importi i mallrave serbe në Kosovë

Picture of INA
INA

18/09/2023

Masa e sigurisë e vendosur tre muaj më parë nga Qeveria e Kosovës për mallrat serbe ka ndikuar që të rritet importi nga Shqipëria dhe Maqedonia Veriore.

Produktet nga Serbia po zëvendësohen po ashtu edhe me produkte nga Bashkimi Evropian.

Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës vendet e CEFTA-s në muajin korrik 2023, arritën në 73,9 milionë euro, ose 14,4% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej 16,4%. Sipas këtij raporti vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (5,9%), Shqipëria (5,4%), Serbia (1,3%).

Megjithatë, ekspert të ekonomisë kërkojnë që masa ndaj produkteve të Serbisë të analizohet nga Qeveria, pasi sipas tyre, kjo është në dëm të vendit. Ndonëse sipas komuniteti të biznesit në Kosovë, disa brende ndërkombëtare, veçanërisht nga Gjermania, Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia që operojnë edhe në Serbi e për destinim eksportin në Kosovë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulëzim Rafuna, thotë për KosovaPress se nga statistikat shihet se ka një ngritje të importeve të mallrave sidomos nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas Rafunës produktet që nuk janë importuar nga Serbia, kanë filluar të zëvendësohen nga shtetet fqinje.

Po ashtu Rafuna thotë se kompanitë e huaja që operojnë në Serbi kanë shprehur shqetësimin për masën e sigurisë të vendosur nga Kosova.

Edhe njohësi për çështje ekonomike, Safet Gërxhaliu thekson se kjo masë nuk është më e duhura për Kosovën. Sipas ish-kryetarit të OEK-ut masa e sigurisë më shumë e dëmton Kosovën.

Ndërkaq, sa i përket kësaj çështje ka reaguar edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, e cila ka kërkuar urgjentisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të rishqyrtojë masat që kufizojnë importet nga Serbia, e të cilat pengojnë interesat komerciale ndërkombëtare, përmes kufizimit të qarkullimit të mallrave nga markat e njohura botërore.

TË FUNDIT
17 orë
Klima e biznesit, DASH kritikon korrupsionin në Maqedoninë e Veriut
22 orë
Durmishi: Mbështetje financiare prej 80 milionë denarë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, për zejtarët, për vendosjen e standardeve HALLALL dhe ISO dhe projektet për zhvillimin e sipërmarrësisë
2 ditë
Nikolloski: Janë paguar pagat e Infrastrukturës së Hekurudhave të Maqedonisë, Hekurudhave të Maqedonisë Transport dhe Postat e Maqedonisë
3 ditë
Ndahen 4.1 miliardë denarë për paga dhe pesë miliardë për pensione
4 ditë
Mbi 1800 kompani janë mbyllur gjatë 2024 në Maqedoninë e Veriut

ME TE LEXUARA

22 orë
Durmishi: Mbështetje financiare prej 80 milionë denarë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, për zejtarët, për vendosjen e standardeve HALLALL dhe ISO dhe projektet për zhvillimin e sipërmarrësisë
17 orë
Klima e biznesit, DASH kritikon korrupsionin në Maqedoninë e Veriut

LEXO MË SHUMË

DASH departamenti amerikan

Klima e biznesit, DASH kritikon korrupsionin në Maqedoninë e Veriut

besar durmishi

Durmishi: Mbështetje financiare prej 80 milionë denarë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, për zejtarët, për vendosjen e standardeve HALLALL dhe ISO dhe projektet për zhvillimin e sipërmarrësisë

Aleksandar Nikolovski

Nikolloski: Janë paguar pagat e Infrastrukturës së Hekurudhave të Maqedonisë, Hekurudhave të Maqedonisë Transport dhe Postat e Maqedonisë

denar

Ndahen 4.1 miliardë denarë për paga dhe pesë miliardë për pensione

dry falimentim biznes

Mbi 1800 kompani janë mbyllur gjatë 2024 në Maqedoninë e Veriut

kontabilitet menaxher biznes

Kompanitë e sigurimit në Shqipëri ja sa miliona euro fituan gjatë 2023

GRURI

Vala e të nxehtit është e favorshme për korrjen e elbit dhe grurit

mickoski orban

Takimi Mickoski – Orban: 500 milionë euro hua nga Hungaria, ja si do të shfrytëzohen

banka-popullore

Banka Popullore dorëzoi kërkesën për anëtarësim në SEPA

INFO

NA NDIQ