Bie konsumi i energjisë në Shqipëri

Iliria News Agency
Iliria News Agency

6 Mars, 2023

Duket se kriza energjetike dhe rritja e çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtare gjatë vitit 2022 i ka ndërgjegjësuar edhe konsumatorët shqiptarë që të kursenin.

Më shumë “kursimtarë” kanë rezultuar bizneset, të cilat sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se konsumatorët jo familjarë kanë konsumuar 9.9 për qind më pak energji, sipas të dhënave të publikuara nga instituti kombëtar i statistikave INSTAT.

Por edhe familjet shqiptare kanë kursyer energji gjatë 2022-shit. Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë u ul me 0.5 për qind. Por jo vetëm konsumi ka pësuar rënie, pasi mungesa e shirave dhe prurjeve në lumenj solli edhe ulje të prodhimit të energjisë me 21.9 për qind.

Energjia e prodhuar u mbulua në masën 55.1 për qind nga hidrocentralet publike, 44.2 për qind nga hidrocentralet private dhe koncensionare, dhe 0.7 për qind nga fotovoltaikët. Gjatë 2022-shit rezulton se Shqipëria ka blerë më shumë energji sesa ka shitur.

Energjia e marrë nga jashtë arriti vlerën 3,044 Gwh nga 2,253 Gwh që ishte një vit më parë, duke shënuar kështu një rritje me 35.1 për qind.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rishi-sunak

Sunak: Kemi kthyer 1800 emigrantë shqiptarë të paligjshëm

cigare-750x430

Shqipëria, e fundit në rajon për kultivimin e duhanit

sali-berisha

Berisha: Përse prej tre ditësh Rama i përvishet Albin Kurtit!

alma beqiri mashtruesja 3 milion euro

Shqiptarja 46-vjeçare bën namin, vjedh 3 milionë euro

Rama-kurti

E ‘goditi’ Kurtin në një intervistë në BBC, profesori ‘zbulon’ qëllimin e Ramës: Po maskohet, kështu po e mbështet Vuçiqin!

makine-zjarr-750x430

Shpërthen në flakë makina para Bashkisë së Durrësit, zbardhen dyshimet e para

Policia-shqiptare

Tentoi të trafikonte lëndë narkotike në Shqipëri, arrestohet 33-vjeçari

rama bbc

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo. Tani është koha për paqe

Saimir_Tahiri

Ambasada amerikane reagon pas lirimit të ish-ministrit Tahiri: Do të ketë pasoja

INFO

NA NDIQ