Bie në pranga edhe një shpërndarës i drogës nga Kumanova, priten detaje për aksionin

Pas aksionit të suksesshëm ku u konfiskua drogë në vlerë 800 mijë euro, Ministria e brendshme sot ka prangosur edhe një shpërndarës të njohur të drogës në Kumanovë.

Sipas njoftimit të MPB-së, sot është ndaluar 36 vjeçari me inicialet B.J nga Tabanoca, pasi që gjatë kontrollit të makinës së tij të tipit “Ford Focus” me targa të Kumanovës është gjetur materie pluhuri dhe marijuanë. Personi i dyshuar është ndaluar nga policia për verifikime të mëtejme dhe se ndaj ti do të lëshohet kallëzim penal.