Bie numri i të rinjve që aplikojnë për studime në universitetet e Kosovës

Picture of ina-online
ina-online

14/08/2023

Viteve të fundit ka rënie të numrit të të rinjve që kanë aplikuar për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës dhe universitete të tjera.

Profesorë universitarë dhe njohës të çështjeve të arsimit vlerësojnë se ndër faktorët që kanë ndikuar në rënien e numrit janë: mos punësimi, konkurrenca, migrimi dhe kërkesa e tregut të punës për profile të caktuara.

Prej vitesh në Universitetin e Prishtinës ka rënie të numrit të studentëve, ku vetëm këtë vit janë rreth 1 mijë studentë më pak. Për profesionistët universitarë kjo është si pasojë e largimit të të rinjve por edhe konkurrencës nga kolegjet private.

Profesori në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës, Blerim Rexha, fakultet i cili është ndër me të kërkuarit viteve të fundit, i tha RTK-së se kërkesa për t’u bërë pjesë e këtij fakulteti është rritur shumë, për shkak të kërkesave në tregun e punës për këtë lloj profili.

“Programi ynë këtë vit ka shënuar një rritje në Universitetin e Prishtinës, duke e bërë programin më të kërkuar pas atij të mjekësisë. Kjo është si pasojë, sipas mendimit tim, për shkak të kërkesave të rritura në tregun e punës. Tani kemi konkurrencë shumë serioze nga kolegjet private dhe universitetet e tjera publike”, tha Rexha.

Njohës të çështjeve të arsimit po vlerësojnë së janë shumë faktorë të cilët kanë ndikuar në rënien e numrit të studentëve ndër vite.

Xhavit Rexhaj i tha Radio Kosovës së njëri ndër faktorët është se të rinjtë pas përfundimit të studimeve, nuk po arrijnë të punësohen.

“Një prej arsyeve që ka rënie është që janë shkolluar ata të cilët arsimin e lartë e kanë marrë si mundësi të dytë, në anën tjetër kemi ikjen e të rinjve për shkak të migrimit dhe faktori tjetër është pa perspektiva”, tha Rexhaj.

E, për sa i përket rritjes së interesimit të të rinjve për drejtimet kompjuterike e inxhinierike, Rexhaj tha se të rinjtë më mirë e përcjellin kërkesën e tregut të punës se sa vetë institucionet.

“Të rinjtë më mirë i përcjellin trendët e punësimit dhe kërkesat e tregut të punës se sa institucionet e arsimit të lartë. Më mijëra njerëz kanë diplomuar në profile të cilat nuk kanë qenë të kërkuara nga tregu dhe kjo ka bërë të bjerë interesimi i të rinjve, pasi ka kryer universitetin dhe nuk është punësuar fare ose është punësuar në një profil tjetër”, tha ai.

Drejtimet, Letërsi Shqipe, Gjuhë Shqipe dhe Filozofi, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” nga viti në vit po zbehën, duke rrezikuar edhe shuarjen në të ardhmen, në rast se vazhdon trendi i njëjtë. Këtë vit në Degën e Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë aplikuar vetëm gjashtë studentë, numër ky tejet i vogël e po ashtu shqetësues. Ndërsa, në Drejtimin Gjuhë Shqipe kanë aplikuar 20 studentë, numër shumë më i ulët në krahasim me vitet e kaluara.

TË FUNDIT
1 ditë
Borrell i zgjat mandatin, Lajçak mbetet edhe disa muaj në pozitën e të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
1 ditë
Greqia nis ushtarë në Kosovë në kuadër të KFOR-it
1 ditë
Lidhjet e sekretarit të ri të NATO-s, Mark Ruttes me Kosovën ndër vite
2 ditë
“Ju lutem që kohë pas kohe ta bëni këtë gjë për Kurtin”, Walker lë mesazhin e “fortë” për gazetarët në Prishtinë
2 ditë
25 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së në Kosovë, ja marrëveshja që u firmos nga Hashim Thaçi e KFOR në 1999

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

Lajcak

Borrell i zgjat mandatin, Lajçak mbetet edhe disa muaj në pozitën e të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

KFOR KS

Greqia nis ushtarë në Kosovë në kuadër të KFOR-it

Kurti Mark Rutte

Lidhjet e sekretarit të ri të NATO-s, Mark Ruttes me Kosovën ndër vite

william walker uoker kurti

“Ju lutem që kohë pas kohe ta bëni këtë gjë për Kurtin”, Walker lë mesazhin e “fortë” për gazetarët në Prishtinë

uck

25 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së në Kosovë, ja marrëveshja që u firmos nga Hashim Thaçi e KFOR në 1999

vucic kurti

Kurti dhe Vuçiq do të takohen në Bruksel më 26 qershor

spanja

Spanja nis procedurat për njohjen e Kosovës

diploma student bursa

Diploma të falsifikuara në Strugë, kapet një person

shkolle klase

Fillon sot regjistrimi elektronik i nxënësve në shkollat e mesme

INFO

NA NDIQ