Bien Facebook dhe Instagram, çka ndodhi?!

INA
INA

05/03/2024

Pasditen e sotme janë bllokuar rrjetet sociale të njohura të kompanisë, Meta, Facebook dhe Instagram.

Këto dy rrjete nuk mund të aksesoheshin askund në botë.

Përdoruesi nuk mund të hynte në rrjete dhe merr një fjalëkalim të pavlefshëm, një përgjigje të skaduar të seancës ose një fjalëkalim që nuk ekziston.

Probleme me aksesin ka edhe me rrjete dhe aplikacione të tjera sociale si Google Play ose Youtube, dhe mjetet e komunikimit të këtyre rrjeteve nuk janë gjithashtu të disponueshme.

Informacioni fillestar sipas mediave të specializuara në internet është se ka shumë të ngjarë të jetë një shkelje e sinkronizuar e sistemeve të sigurisë dixhitale të rrjeteve të prekura dhe se është rezultat i një sulmi të madh hakerësh. Për momentin, nuk ka asnjë informacion zyrtar për shkakun dhe madhësinë e problemit.

Në disa llogari në Twitter po përhapen edhe spekulime të pakonfirmuara se prishjet e rrjetit lidhen me zgjedhjet e sotme të Super të Martës në Shtetet e Bashkuara.

Por pas një ore është rikthyer funksionimi i këtyre rrjeteve.

Nga Facebook është bërë e ditur se do të rikthehen shpejtë.

“Si pasojë e mirëmbajtjes së nevojshme ka rënë Facebook, por rikthimi do t’ju mundësohet brenda pak minutash”, është thënë nga Facebook.

Probleme të tilla janë raportuar edhe në raste tjera, por jo si ndodhi sot kur pothuajse shumica e rrjeteve sociale ishin jashtë funksionit për afro një orë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

iphone- telefon mobil

Pretendimi se përditësimi më i fundit i iOS i bën pajisjet të papërdorshme, ka një zgjidhje për këtë problem

tik tok

TikTok me shërbimin e ri kërcënon Instagramin

meta-logo-1

​Meta prezanton çipin e ri të trajnimit për inteligjencën artificiale

spacex-leshon-me-sukses-raketen-falcon-heavy_5cb0dafb5e977

Sa i ‘rrezikon’ Starlink kompanitë shqiptare të internetit?

iphone- telefon mobil

Messenger bën ndryshime dhe përdoruesit mezi i kanë pritur!

Elon-Musk-cip

Musk: IA do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore deri në fund të vitit të ardhshëm

tik tok

TikTok po zhvillon një aplikacion të ri që do të konkurrojë me Instagram

Apple-1

Apple do të paguajë shuma të mëdha për të licencuar miliona imazhe me Al

Bitcoin

Bitcoin në 72,600 dollarë: halving është afër

INFO

NA NDIQ