Bien nën 3 000 numri i të prekurve me Kovid 19, Shkupi prin edhe më tej

0

Pas një periudhe të gjatë numri i rasteve aktive me Kovis 1 në Maqedoninë e Veriut është 2.950. Pas një periudhe të gjatë numri i rasteve aktive nën 3.000, transmeton INA.

Nga numri i tërësishëm i rasteve aktive, në Shkup ka 986, në Shtip 293, në Gostivar 264, në Kumanovë 243, në Strugë 169, në Tetovë 156, në Kërçovë 133, në Kavadare 106, në Dibër 65, në Sveti Nikollë 67. Në qytetet tjera ka nën 50 raste aktive.

Më së shumti raste aktive në Shkup ka në komunat në Çair – 138, Aerodrom – 125, Butel – 66, Gazi Babë – 112, Qendër – 86, Karposh – 103, Saraj – 35, Kisella Vodë – 81, Gjorçe Petrov – 69, Studeniçan – 32, Shuto Orizarë – 67, Haraçinë – 18, Ilinden – 17, Petrovec – 5, Çuçer Sandevë – 9, Sopishtë – 12, Zelenikovë – 6, Të huaj– 3.

Ndryshe në 24 orët e fundit janë kryer 2172 testime, nga të cilat 160 persona kanë rezultuar pozitivë. Në raport thuhet se janë regjistruar edhe 3 viktima, dy prej tyre nga Shkupi dhe një nga Gostivari. Numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit është 368, kanë njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë.